21/12/2024
ShowBiz

“Live” nga salloni i flokëve, momenti ku persona të maskuar sulmojnë me grushte e shkelma reperin shqiptar

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku reperi shqiptar Sin Boy është sulmuar barbarisht nga disa persona të panjohur.

    Reperi Sin Boy ishte në një sallon flokësh ku po ndryshonte ngjyrën e flokëve, teksa në një moment persona të maskuar futen brenda dhe nisin ta sulmojnë pa mëshirë.

    Ky moment i rëndë është shpërndarë në faqen “askunkfunk” në Instagram. Në video, të paktën dy burra të veshur me të zeza shihen duke grushtuar dhe goditur me karrige Sin Boy, i cili ra në tokë për t’u mbrojtur nga goditjet.

    Në video shfaqen edhe punëtorët e sallonit të cilët përpiqen që të ndalojnë personat në fjalë që tiparet e fytyrës i kishin të mbuluar.