22/12/2024
Botë Shqipëri

Lihen në burg në Angli dy kriminelët shqiptarë

    Dy kriminelë shqiptarë, të cilët organizonin kontrabandimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe duke përdorur kamionë dhe avionë të vegjël, janë dënuar në total me pesë vjet e dy muaj. Dyshja u dënuan në mars të këtij viti, pas një hetimi të gjatë tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit mbi aktivitetet e një sindikate të rëndësishme shqiptare të krimit të organizuar.

    Shtetasit shqiptarë Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37, kanë organizuar të paktën nëntë udhëtimesh me emigrantë nga 2016 deri në 2017. Hilaj dhe Kadena u arrestuan më 26 korrik 2017. Hilajt iu gjetën një sërë dokumentesh identiteti false, të cilat ai planifikoi t’ua dorëzonte emigrantëve që i ndihmonte.