30/12/2024
Botë Lajme

Lidhjet e ish miss-it në Ekuador me shqiptarin Ergys Dashi, u ekzekutua me urdhër të “El Patron” në 2022

    Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditë më parë ne Ekuador, ku ish-missi, Landy Parraga Goyburo, u ekzekutua me breshëri plumbash në ambientet e një lokali.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së dielës, në një restorant në Quevedo, ku ish-missi ishte duke drekuar. Në atë moment dy persona të armatosur u futën brenda ambienteve të lokalit dhe qëlluan në drejtim të saj.

    Sipas asaj që mediat e huaja raportuan më herët bukuroshja ekuadoriane i dalloi autorët dhe tentoi t’i shmangej, mirëpo njëri prej tyre iu afrua dhe e qëlloi me breshëri ku si pasojë Landy Parraga Goyburo gjeti vdekjen e menjëhershme.  Kamerat e sigurisë në restorant e kanë kanë fiksuar momentin e ekzekutimit.

    Por, kush është ish-missi, emri i të cilës ka dalë në përgjimet e bosit të vrarë të drogës, Leandro Norero?

    Emri i saj është përmendur si i lidhur me krimin e organizuar. Në dosjen “Metastasis”, Prraga ka dalë në një bisedë mes trafikantit të drogës dhe llogaritares së tij, Helvie Angulo. Në këtë bisedë ai i kërkonte Angulos që emri i bukuroshes nuk duhej të përmendej askund, pasi nëse do të dilte dhe asaj do i ndodhte diçka ai do të shkatërrohej.

     “Mikesha ime, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet”, shkruante ai në mesazhe. Për këtë arsye autoritetet vendase kanë dyshime se vrasja e saj ka ardhur si pasojë e lidhjes që ka pasur me bosin e drogës në Ekuador, Leandro Norero, i cili u ekzekutua vitin e kaluar.

    Leandro Norero njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në Ekuador dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

    Emri i tij ka qarkulluar gjerë e gjatë nëpër media si personi i cili porositi vrasjen e shqiptarit, Ergys Dashi në një restorant në veri të Guayaquil në Ekuador. Vrasja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 22 janarit të vitit 2022. Nga pamjet e publikuara aso kohe shihej qartë momenti kur një person me një buqetë me lule iu afrua Dashit dhe e qëlloi me atë me pistoletë me një plumb në ballë.

    Emri i tij ka qarkulluar gjerë e gjatë nëpër media si personi i cili porositi vrasjen e shqiptarit, Ergys Dashi në një restorant në veri të Guayaquil në Ekuador. Vrasja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 22 janarit të vitit 2022. Nga pamjet e publikuara aso kohe shihej qartë momenti kur një person me një buqetë me lule iu afrua Dashit dhe e qëlloi me atë me pistoletë me një plumb në ballë.

    Gjate largimit autori hapi sërish zjarr, por këtë herë jo në mënyrë selektive, duke plagosur edhe një vajzë vendase, e cila ishte ulur më shoqërinë e saj në një tavolinë përpara tavolinës ku u vra shqiptari.

    Ndërsa, “El Patron”, Leandro Norero, u ekzekutua disa muaj më vonë. Ai u vra në tetor të 2022 gjatë një revolte në burgun Latacunga, 100 kilometra në jug të Quitos. Por, aso kohe vdekja e tij nuk u besua dhe shumë ishin skeptikë deri në përfundim të autopsisë.

    Norero u dënua për trafik droge në vitin 2014 në Peru. Në vitin 2020, ai falsifikoi vdekjen e tij dhe avokatët e tij paraqitën prova të rreme për infeksionin dhe vdekjen e tij nga COVID-19 , të cilat e anuluan urdhrin e tij të izolimit dhe e lejuan të kthehej në Ekuador, ku vazhdoi aktivitetet e tij të paligjshme. Për të kryer biznesin e tij dhe për të blerë mallra, Norero, në atë kohë një i arratisur, përdori identitetin e rremë të Esteban Paulino Tircio Ávila.

    Kur policia bastisi shtëpinë e shpërndarësit të drogës, gjeti një dokument identiteti dhe një patentë shoferi me emrin Tircio Avila. Hetimet dolën në përfundimin se ishte Norero, siç zbulohet nga Primicias.