21/12/2024
ShowBiz

Ledjona rrëfen historinë e rëndë: Si familja më dinte të vdekur

    Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Ledjona Xheladinaj, është kthyer pas në kohë dhe ka rrëfyer një nga ngjarjet më të trishta për të dhe familjarët e saj.

    E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Ledjona ka treguar se si në 2014 prindërit e saj e dinin të vdekur.

    Një aksident i ndodhur i mori jetën koleges së saj gazetare , Enelekjda Skënderasit, por për shkak të disa informacioneve të gabuara prindërit e Ledjonës kujtonin se viktimë ishte vajza e tyre.

    “Ndodhi aksidenti ku Enkelejda ndërroi jetë, po ne kemi qenë nja 200 metra larg tyre.

    Ish-bashkëshorti im në atë kohë për shkak të një informacioni të pasaktë, njoftoi familjen time se kisha ndërruar jetë, dhe për disa orë ata më dinin të vdekur,” tregoi Ledjona.