Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të shiut. Pasdite moti do të jetë jo stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut (mbi 30 l.m2), bubullima dhe erë të përforcuar (mbi 70 km/h). Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 15 deri në 23 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 20 gradë Celsiusë.