Nën masa të rrepte sigurisë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, zhvilloi vizitën e tij në Tiranë, ku që prej mbrëmjes së djeshme deri ditën e sotme, rreth orës 20:18 ndodhej në tokën shqiptare.
Nga 24 shkurtit i vitit 2022, kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin filloi të sulmojë Ukrainën, lideri ukrainas ka mbrojtje speciale. Për këtë arsye, edhe në vendin tonë siguria ishte në nivelet maksimale, ku përveç autoriteteve shqiptare, Zelensky shoqërohej dhe nga të vetët.
Një prej personave më të rëndëishëm në sigurinë e Zelenskyt është dhe 44-vjeçari Maksym Donets, i cili është kthyer në “hijen” e presidentit ukrainas.
44-vjeçari, babai i një djali është 24 orë me Zelenskyn. Ai është shok fëmijërie me presidentin ukrainas dhe janë rritur të dy në Kryvyi Rih. I diplomuar për ekonomi, por më vonë për siguri fizike, Donets tashmë merret me ruajtjen e Presidentit të vendit të tij. Maksym Donets ishte i pranishëm edhe në Tiranë ku e shqëroi Zelenskyn në çdo aktivitet që ai pati në vendin tonë.
Për ruajtjen e presidentit kujdeset një skuadër e tërë elitë e Ukrainës. Në arsenalin e sigurisë së tij është përfshirë edhe një dhuratë nga SHBA-ja, një sistem i sofisitikuar i pajisjeve të komunikimeve cila i jep mundësinë të komunikojë në çdo vend, çdo cep ku ndodhet, në çdo moment përmes një sistemi tejet të sigurt, shkruan news33.tv