22/12/2024
Maqedoni

Kuvendi e miratoi Ligjin për zyrën e kthimit të pronës

    Me ligjin e ri, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, Zyra për kthimin e pronës (ARO), do të ketë kompetencë për marrjen e informacioneve dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e të ardhurave dhe pronës tjetër ose përfitimit pronësor në vend ose jashtë vendit lidhur me shtetasin vendas ose rezidentin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, personin pa shtetësi ose të huaj, si dhe për nevojat e procedurës për konfiskim pa përcaktimin e përgjegjësisë penale të rregulluar në përputhje me ligjin, që kanë rrjedhë ose janë të lidhura me vepra penale të përfshira me nenin 6 të këtij ligji.

    Me miratimin e tij dhe me funksionimin e Zyrës së kthimit të pronës në përputhje me standardet ndërkombëtare, do të ndërmerren aktivitete të rëndësishme për marrjen e informacioneve dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e të ardhurave dhe pronës tjetër ose përfitimit pronësor në vend ose jashtë vendit.

    Me Ligjin rregullohet themelimi, kompetencat, struktura organizative dhe financimi i Zyrës së kthimit të pronës, bashkëpunimi me autoritetet dhe institucionet vendase, bashkëpunimi me vendet e huaja dhe baza e integruar elektronike e të dhënave.