21/12/2024
Rajon

Kush është shqiptari që kandidon për eurodeputet në zgjedhjet e qershorit

    Aktivisti politik për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Muharrem Salihu, i cili është me prejardhje nga komuna e Medvegjës, është nominuar kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.

    Nominimi i tij për këtë kandidaturë është bërë nga koalicioni “Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi dhe Emma Bonino.

    ”Ky është një hap i rëndësishëm për mua, pasi jam i përkushtuar të përfaqësoj ju dhe vlerat tona në këtë nismë të rëndësishme politike.

    Gjatë viteve, unë i kam kushtuar angazhimin tim progresit dhe zhvillimit ekonomik, duke punuar pa u lodhur për të promovuar një Evropë të bashkuar, mbështetëse dhe gjithëpërfshirëse. Besoj fort se kjo kandidaturë është një mundësi e jashtëzakonshme për të vazhduar rrugëtimin tonë së bashku.

    Unë jam këtu për t’ju kërkuar mbështetjen dhe besimin tuaj në këtë projekt të ri. Unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim në fushatë dhe mezi pres të ndaj me ju idetë dhe propozimet tona për një Evropë më të fortë dhe më kohezive”, shkruan Salihu ne postimin e tij ne facebook

    Qytetarët e Bashkimit Evropian do të votojnë nga 6 deri më 9 qershor për t’i zgjedhur 720 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian për pesë vjetët e ardhshme.