Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar dhe qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, I cili ka vendosur që të përfshihet në politikën e Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për mediat kosovare, Sela u shpreh se shpreson që Kurti të jetë i vetëdijshëm lidhur me këto qëndrime, duke zbuluar më tej se ka mbajtur një takim me kryeministrin e Kosovës.
Ndër të tjera, lideri i Aleancës për Shqiptarët tha se i ka qëndruar afër Kurtit dhe e ka ndihmuar në fushatën e tij duke besuar aso kohe që Kosova ka nevojë për ndryshim, shkruan news33.tv.
“Unë kam pasur një takim dhe me të vërtetë që nuk do thoja dhe nuk dua ta pranoj që ka interferencë duhet tëj etë I vetëdijshëm për këto qëndrime.
Unë di që me apo ose të drejtë i kam dalë borxh në dy momente Kurtit. Kur ka pasur zgjdhje nacionale kam qenë pjesëmarrës në fushatën e tij. Unë kam bërë pjesën time që e kam vlerësuar që inevojitet një ndryshim në skenën politike në Kosovë, kam pasur apo të drejtë duhet ta vlerësojë vetë Kurti”, tha Sela.