21/12/2024
Lajme Maqedoni

Kryeministri Xhaferi nënshkruan në mbeshtetje të Bujar Osmanit

    Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi ka nënshkruar sot në Qendrën Rajonale të KSHZ-së në qytetin e Gostivarit, në përkrahje të Bujar Osmanit në garën për president të Maqedonisë së Veriut.

    Xhaferi shkruan se qëndron pas vizionarit, Ali Ahmeti dhe mbështet Osmanin drejt një gare të suksesshmë për president.

    ”I mbështes dhe inkurajoj drejt suksesit vetëm ato në të cilët sinqerisht besoj. Me nënshkrimin tim qëndroj pas vizionarit Ali Ahmeti dhe në mbështetje të Presidentit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Bujar Osmani”, shkruan Taravari.