22/12/2024
Maqedoni

Krenar Lloga: Mos respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pa vlefshëm

    Ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarë, Krenar Lloga në një postim në Fejsbuk ka theksuar se mos respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës NUL (të pa vlefshëm).

    “Ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (Kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e Kryetarit të Shtetit si ushtrues detyre”, ka shtuar LLoga