30/12/2024
Kosovë

Kosovarët braktisin Shqipërinë!? Zgjedhin Greqinë për pushime

    Duket se liberalizimi i vizave ka bërë që shqiptarët e Kosovës të ndryshojnë destinacion për të shijuar pushimet gjatë fundjavave apo edhe pushimeve zyrtare.

    Kosovarët pothuajse çdo fundjavë dyndeshin drejt Durrësit për të pushuar, por kjo si duket po ndryshojnë, pasi shumë prej tyre tashmë po zgjedhin Greqinë.

    Këtë lajm e ka bërë me dije Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes, i cili është shprehur se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që nuk janë vizituar nga kosovarët gjatë viteve të fundit.

    Ai është shprehur se Greqia dhe specifikisht Selaniku po bëhet vendi më i preferuar i Kosovarëve për të vizituar gjatë javës apo fundjavës, sidomos pas janarit të këtij viti.

    “Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këtij viti që mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për fundjavë për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të Greqisë, mesatarisht po shpenzojnë mbi 1 milionë € për konsume, sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës”, ka thënë ai në një njostim.