22/12/2024
ShowBiz

Komentet fyese për Sarën, Bardhi: E di çfarë morali ka, do jetë nëna e fëmijëve të mi

    Bardhi, i cili u largua nga Big Brother pas problemeve shëndetësore që kishte nëna e tij, mbrëmjen e djeshme ka qenë i pranishëm në studion e Big Brother Vip.

    Bardhi tha se java e parë pas daljes nga BBV3 ka qenë e vështirë. Ai madje ka komentuar edhe lajmet që kanë qarkulluar në portale për partneren e tij, Sara.

    Këngëtari u shpreh se e njeh moralin e të dashurës së tij, teksa tha se i qëndron deklaratës se Sara do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

    “Ishte tejet e sikletshme, jam ndier shumë keq me mënyrën si dola, me komentet, si shkova në shtëpi. E rëndësishme është që nëna është mirë. Faleminderit të gjithë atyre që kanë pyetur.

    Ishte një javë e vështirë, sepse i pashë edhe kryqëzimet që i kishin bërë Sarës, si ishte gjykuar për e pamoralshme… Unë e di se çfarë morali ka Sara dhe e njoh shumë mirë. Unë i qëndroj deklaratës që ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mi. Ashtu siç e kam thënë…”,  deklaroi Bardhi.