21/12/2024
Lajme Maqedoni

Koalicioni “VLEN” drejt prishjes, zbulohen bisedat e fshehta dhe hatërmbetjet!

    Mbështetësit e pakët të ish-kreut të ASH-së, Arben Taravarit, kanë organizuar ditën e djeshme, 8 mars, një mbledhje. Burime për news33.tv bëjnë me dije se pas dyerve të mbyllura gjatë këtij takimi u fol lidhur me pakënaqësitë. Anëtarët të cilët u pozicionuan krah Taravarit ia kanë bërë të qartë këtij të fundit, pakënqësitë e tyre sa i përket mënyrës që ata do të futen në zgjedhje dhe impaktit negativ dhe mosbesimit që koalicioni “Vlen” ka ngjallur te qytetarët.

    Sipas të njëjtave burime mësojmë se Arben Taravarit nga koalicioni “Vlen”, do tëketë vetëm dy deputetë në zonën 6. Në listë do të kenë numrin 2 dhe numrin 4. Ndërsa, në zonat e tjera do të jetë e pamundur pasi është mbas numrit 1 dhe 2.

    Si rjedhojë nga ky rezultat që koalicioni “Vlen”, i ofron Taravarit, ai do të ketë të pamundur që t’i sigurojë deputetit më të zëshëm në parti, Halil Snopçes, katër vitet e ardhme.

    Për këtë arsye, ish-kreu i ASH-së, ka vendosur që Snopçes ti japë mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet lokale për Komunën e Gostivarit, shkruan news33.tv.