Connect with us

Lajme

KF Shkëndija përshëndetet me futbollistin Agim Ibraimin

Agim Ibraimi nuk është më pjesë e kuqezinjëve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi, kanë njoftuar nga KF Shkëndija.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me Agim Ibraimin. Kryesia dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve”, njoftuan nga klubi, transmeton TV21.

KF Shkëndija me këtë rast falënderoi Agim Ibraimin për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e kuqezinjtë, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen.

.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Kufizimet në Veri: Srpska thotë se e dëgjon vetëm Vuçiqin, MSH-ja pohon se kryetarët atje vendosjen e masave e kërkuan në Prishtinë

Lista Srpska është kujdesur që nëpërmjet një njoftimi për media të thotë se masat e vendosura në Veri që lidhen me pandeminë janë vendime të Vuçiq. Por, nga MSH japin një version tjetër: kryetarët e komunave në Veri kanë kërkuar vetë në Prishtinë të vendosen kufizimet atje. Në Qeverinë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti ndërkaq kanë bërë thirrje që kjo çështje të mos politizohet, ani pse kritika ka pasur nga partitë opozitare.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq mbrëmë bëri të ditur se shtabi i krizave në veri të vendit ka marrë vendim për karantinimin e katër komunave dhe vendosjen e ndalimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Rakiq në këtë konferencë të jashtëzakonshme për media njoftoi gjithashtu se 53 persona janë konfirmuar të infektuar me koronavirus në këtë pjesë të Kosovës.

Kjo paraqitje e Rakiq është kritikuar për faktin se nuk është bërë e ditur nëse një vendim të tillë, komunat në veri të vendit e kishin marrë në koordinim me autoritetet e Kosovës.

Nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë deklaruar sot gjatë ditës se ishin kryetarët e komunave veriore që e kanë bërë kërkesën në MSH për kufizim të lëvizjes dhe për karantinimin e tyre.

Kjo sipas tyre ka ardhur pasi që në këtë pjesë ka pasur rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

“Duke qenë që në komunat në veri të Kosovës është vërejtur një rritje e numrit të personave të infektuar nga Covid-19, kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në këto komuna dhe të bëjë karantinimin e tyre”, thuhet në përgjigje.

Nga Ministria që udhëhiqet nga Armend Zemaj kanë bërë të ditur për Gazetën se bazuar në këto kërkesa MSH përmes IKSHPK’së u ka kërkuar komunave në fjalë që të konfirmojnë nevojën e kufizimeve.

“Bazuar në këto kërkesa, MSh përmes IKSHPK u ka kërkuar zyrtarëve komunalë të këtyre komunave të dhëna epidemiologjike rreth Covid-19 për ta konfirmuar nevojën e kufizimeve, diçka që ata e kanë bërë.  Pra, bëhet fjalë për veprime të koordinuara në bazë të informacioneve zyrtare rreth situatës epidemiologjike në atë pjesë”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gazeta Express për këtë çështje ka kontaktuar edhe Qeverinë e Kosovës. Në këtë institucion kanë kërkuar që kjo temë të mos politizohet.

“Zëvendëskryeministri Rakiq është në koordinim me ministrinë e Shëndetësisë, kërkojmë që të mos politizohet kjo çështje”, thanë nga zyra e kryeministrit.

Megjithatë, kritika për këtë temë kanë pasur nga partitë opozitare. Ish’ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë për Gazetën Express se kjo është tregues që qeveria Hoti varet nga votat e Listës Serbe.

“Zv.kryeministri Goran Rakiq ka vendosur përmes shtabit paralel në komunat e veriut që kjo zonë të futet në karantinë, ndërkaq Lista serbe deklaron që marrin urdhëra vetëm nga Vuçiq. Lejimi i kësaj mendësie qeverisëse e ka futur Kosovën në senduiç, në dy anët ka Serbinë, si shtet dhe si Listë serbe. Për këto pak ditë hoqën reciprocitetin, hoqën dorë nga angazhimi për anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar dhe pas hapjes totale karshi Serbisë natyrshëm vijnë këto vendime e deklarata nga leva tjetër e Beogradit dhe që cenojnë rëndë territorin dhe sovranitetin e vendit”, thotë Haxhiu, duke shtuar se sa më parë duhet që në vend të mbahen zgjedhje të reja.

Sipas PDK’së ndërkaq, nënshtrim ndaj Serbisë, pos qeverisë Hoti kishte treguar edhe qeveria e kaluar në krye me Albin Kurtin.

“Nga dje “Krizni Shtab” i Veriut në koordinim me Beogradin ka caktuar orë policore në komunat veriore të Kosovës nga ora 21:00 deri në 05:00. Për këtë vendim fare nuk janë pyetur Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, të cilat po nënshtrohen këtij vendim të Serbisë…I proklamuar koalicioni i shpresës po na del të jetë koalicion i mashtrimit dhe nënshtrimit ndaj Serbisë”, ka shkruar deputeti Bekim Haxhiu në Facebook.

Sipas njohësve të çështjeve politike dhe juridike Kosova duhet që të ushtrojë mandatin e saj në tërë territorin e Kosovës.

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë për Gazetën Express se secili vendim që merret duhet të jetë në plotëni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Vendimet e një anshme nga Zëvendës-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës që cenojnë rendin kushtetues dhe ligjor të Kosovës, duhet të anulohen dhe të ndërmerren masa politike të menjëhershme ndaj të njëjtit, duke mos përjashtuar edhe masa tjera që lejon ligji”, ka deklaruar ai.

Pak ditë më parë Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka vendosur kufizime të reja për qytetarët.

Kjo përfshin kufizimin e lëvizjes në disa komuna ku ka më shumë raste me koronavirus, prej orës 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit./GazetaExpress/

Continue Reading

Lajme

Premtimet e mëdha ekonomike, të parealizueshme në kohë pandemie

Fushata elektorale e partive politike në Maqedoninë e Veriut, ka hyrë në javën e fundit para zgjedhjeve më 15 korrik, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre në takimet me simpatizantët, edhe pse në tubime të kufizuara dhe me masa mbrojtëse për shkak të pandemisë, kanë ofruar pothuajse gjithçka, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, investime, rritje pagash, pensione për të papunët, ulje taksash e premtime tjera.

Por, drejtuesit e tyre fare nuk kanë sqaruar se si mund të realizojnë këto premtime në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vend për shkak të koronavirusit, që ka paralizuar thuajse të gjitha kapacitetet ekonomike, si dhe institucionet tjera.

“Fokusi kryesor në punën e qeverisë të udhëhequr nga LSDM është pikërisht ndërtimi i infrastrukturës cilësore që do të sjellë përfitime afatgjata, zhvillim të ekonomisë për të gjithë qytetarët në vend, hapje të vendeve të reja të punës. Kemi mbi një mijë projekte në të gjitha sferat e jetë, si në ekonomi, arsim, investime e projekte të ndryshme infrastrukturore. Rritje të rrogës mesatare deri në 550 euro, rritje të pagës minimale, rritje të pensioneve, ulje të tatimeve e shumë projekte tjera”, ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, kandidati i mundshëm i kësaj partie për kryeministër.

Me premtime të ngjashme ka dalë edhe VMRO DPMNE-ja, e cila për gjendjen e rëndë, ka fajësuar pushtetin aktual duke ofruar ndërkohë rimëkëmbje të shtetit, por pa sqaruar se si mund të realizojnë këto premtime.

“Programi jonë për rimëkëmbje do të mundësojë rritje të pagës mesatare për 25 për qind, të pensioneve për 20 për qind, ulje të papunësisë nën 10 për qind, zero për qind taksë për të ardhurave për të rinjtë deri në 29 vjet. Ne jemi të përkushtuar për një një program ekonomik që do rris prodhimin bruto vendor për më shumë se 4 për qind në vit, 90 për qind realizim të investimeve kapitale, rrugë rajonale, pra rindërtim të plotë”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kandidat për kryeministër i kësaj partie.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimet e tyre kanë ofruar madje edhe pensione për çdo grua sikur edhe të mos ketë bërë asnjë ditë punë.

“Përveç mbështetjes për shëndetësinë dhe përballjes me pandeminë, prioritet do të kemi mbështetjen edhe për sektorë të tjerë, atë të turizmit, hotelerisë, gastronomisë. Gjithashtu do të analizojmë mundësinë e pensioneve për gratë të cilët nuk e kanë këtë të drejt por për nga mosha i plotësojnë kushtet”, ka deklaruar Naser Zyberi, kandidati i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar.

Premtime të ngjashme në ekonomi kanë edhe partitë tjera. Opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca dhe Alternativa ofrojnë “barazi ekonomike” si dhe përmirësimin e gjendjes së rëndë ekonomiko-sociale pasi sipas këtij koalicioni 500 mijë njerëz jetësojnë në varfëri dhe prej tyre 66 për qind në zonat e banuara me shqiptare.

“Programi ‘Shtet për të gjithë’, paraqet një tërësi të masave për transformimin e shoqërisë, para se gjithash në raportin shtet-qytetar”, ka deklaruar Hilmi Aziri, përfaqësues i koalicionit.

Por, njohësit e çështjeve ekonomike thonë se të gjitha këto premtime të partive nuk janë asgjë tjetër përveç se populizëm dhe mashtrim të opinionit për vota, në veçanti tani në kohën e pandemisë kur e gjitha bota po merret me sëmundjen e rëndë dhe nuk ka ende një parashikim se sa mund të zgjasë kjo gjendje.

Angel Dimitrov nga organizata e punëdhënësve nuk ndalet fare në premtimet e partive, por thekson nevojën që sa më shpejt të formohen institucione të qëndrueshme dhe funksionale të cilat së pari duhet të merren me menaxhimin e situatës me pandeminë.

“Tani vjen periudha më e rëndë për shtetin. Ne, së pari duhet të hartojmë strategji afatgjata për përballje me virusin dhe më pas të bëjnë politika të mëdha, pra vetëm pasi të kemi arritur të përballemi me pandeminë, jo vetëm ne por edhe e gjithë bota. Për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur sfidave aktuale dhe të ardhshme, janë të nevojshme institucione të forta dhe një parakusht për këtë është formimi i shpejtë i një qeverie të qëndrueshme dhe një kuvendi funksional që do të punojë për të zbatuar një program ekonomik që përfshin zgjidhje efektive të krizës aktuale”, ka deklaruar Dimitrov.

Continue Reading

Lajme

U publikua Konkursi për vendosje të studentëve në vitin akademik 2020/2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e publikoi Кonkursin për pranim të studentëve të rregullt të regjistruar në studime deridiplomike në shtëpitë shtetërore të studentëve dhe objekte të tjera për vendosje në vend për vitin akademik 2020/2021.

Në 12 objekte akomodimi, të lira janë gjithsej 5419 vende. Prej tyre, për studentë të regjistruar në vitin e parë janë dedikuar 1083 shtretër, ndërsa për studentë të cilët janë regjistruar nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë dhe për absolventë janë të lira 4336 vende.

Në pesë shtëpi të studentëve dhe objekteve akomoduese në Shkup, të lira janë gjithsej 4015 shtretër për studentë, prej të cilëve numri më i madh (1216) janë në shtëpinë e studentëve “Goce Dellçev”. Në Manastir ka 385 vende, në Ohër 226, Prilep 333 dhe në katër objekte në Shtip gjithsej ka 460 vende për vendosje.

Studentët të cilët paraqiten në Konkurs, duhet të plotësojnë paraqitje elektronike në faqen e internetit www.konkursi.mon.gov.mk dhe mund të konkurrojnë për pranim vetëm për një shtëpi të studentëve.

Afati për paraqitje elektronike të studentëve nga viti i dytë dhe vitet më të larta do të fillojë më 27 korrik dhe do të zgjasë deri 17 gusht 2020, ndërsa afati për paraqitje elektronike të studentëve nga viti i aprë do të fillojë më 7 shtator dhe do të zgjasë deri 21 shtator 2020. Nëse mbeten kapacitete të zbrazëta vendosëse në ndonjë shtëpi të caktuar, paraqitja elektronike do të vazhdojë deri në përmbushjen e tyre, por më së voni deri 28 shtator 2020.

Për shkak të epidemisë me KOVID-19 dhe që të evitohen tubime masive dhe grupime, kandidatët të cilët konkurrojnë për shtëpi të studentëve, dokumentet do t’i parashtrojnë në shtëpinë e studentëve për të cilën paraqiten për vendosje, duke filluar prej 1 gushtit deri më 18 gusht 2020, përderisa studentët e vitit të parë dokumentet i parashtrojnë duke filluar prej 7 shtatorit deri më 22 shtator 2020.

Në Коnkurs është sqaruar mënyra në të cilën do të sistemohen shtretër për studentë, kushtet për pranim, dokumentet e nevojshme për konkurrim për vendosje dhe mënyrën dhe afatin e paraqitjes.

Sipas afateve për vendosje, studenti hyn në shtëpinë e studentëve duke filluar nga dita e marrëveshjes së nënshkruar me shtëpinë në të cilën është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga shpallja e listës përfundimtare.

Continue Reading

Recent Posts