22/12/2024
Lajme Maqedoni

Këta janë të rinjtë nga Kërçova që humbën jetën sot në aksident

    Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale në Kërçovë.

    Sipas raportit të parë të policisë, aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë, kur ka ndodhur përplasja fatale mes një makine “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës e drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe një makine tjetër “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, e drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.

    “Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup”, thonë nga SPB Ohër.

    Siç mësohet nga portale lokale, të ndjerit janë Kelmend Abazi,32 vjeç dhe Alban Sadiku, 20 vjeç nga fshati Trapçindoll i Kërçovës.