21/12/2024
Lajme Shqipëri

Këta janë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha që humbën jetë nga shpërthimi

    Babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, që humbën jetën dje në Lushnjë, gjatë shpërthimit tragjik gjatë punës, shkruan news33.tv.

    Policia e Lushnjës njoftoi se “rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnjë, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

    Si pasojë humbën jetën babë e bir si dhe u plagosën 7 persona, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela.