Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shkarkoi kryetarin shqiptar në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Arifi përmes një postimi në “Facebook”, duke theksuar se shkarkimi i tij ka ardhur nga “pushteti autoritar i Beogradit”. Ai ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhme.
Por, si duket këtij shkarkimi i janë gëzuar edhe shqiptarët e Kosovës, më saktësisht këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha.
Përmes një postimi në “ Fcebook”, Hoxha shkruan se Shqiprim Arifi nuk ka bërë asgjë tjetër veçse i ka turpëruar shqiptarët.
Postimi i plotë:
Siç erdhi ashtu po ikën.
Episod i trishtë.
❌Pas 8 viteve, Presheva nuk është më ndryshe.
❌Pas 8 viteve, nuk janë hap fabrikat e premtuara.
❌Pas 8 viteve, Presheva nuk funksionon e punon si në Gjermani.
❌Pas 8 viteve, nuk u hap kalimi kufitar Miratocë-Llojan (për të cilën jepte dorëheqje çdo pranverë).
❌Pas 8 viteve, Presheva nuk ka Ujë çdo stinë e çdo cep.
❌Pas 8 viteve, Presheva pa park.
❌Pas 8 viteve, Presheva as meritokraci as drejtësi.
❌Pas 8 viteve, Bashkëqeverisje me SNS e Vucicit.
❌Pas 8 viteve, dy herë udhëheqës i Organit të përkohshëm/dhunshëm duke bashkëqeveris me SNS.
❌Pas 8 viteve, vetëm një herë / sefte dënohet për flamur. Të cilin në fillim avokonte ta ndryshojë.
❌Pas 8 viteve, nuk u shtrine as në Kumanovë e as në Kosovë.
❌Pas 8 viteve, Edi Rama nuk ka me pas prej kujt me vjell stilin e veshjes.
❌Pas 8 viteve, Bocki dhe Pantina mbesin pa një shok.
❌Pas 8 viteve, Vuçiq nuk ka opsion servili e të nënshtruari si ti.
❌Pas 8 viteve, nuk ka kush i “rrah dyert” e ministrave në Beograd.
❌Pas 8 viteve, Presheva çlirohet nga shantazhi, shpifja e manipulimi jot.
❌Pas 8 viteve, çlirohen edhe Hoxhallarët.
❌Pas 8 viteve, shkollat çlirohen nga shperdorimi.
❌Pas 8 viteve, çlirohen nga keqpërdorimi familjet e dëshmorëve e veteranët.
❌Pas 8 viteve, ka shumë për të numruar e nuk do ti harrojmë.
❌Qëndrove në pushtet nga e diela e 24 Korrikut 2023, tinëzisht me votat e Listës Serbe në Kuvend Komunal, e pastaj edhe pa vota fare për rreth 8 Muaj jashtëligjshëm.
❎Deshtove dy herë në zgjedhjet parlamentare dhe dy herë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
❎Edhe krahu i jot në Bujanoc do të ketë fundin si ti, me përkëdheljen e Mitroviqit.
✅Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shal e I turpëruar. Turpërove shqiptarët, Turpërove Diasporën e Turpërove Preshevën.