Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim A. A. Khan ka kërkuar udhërarrest për kreun e Qeverisë së Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministrin e Mbrojtjes të Izraelit Yoav Gallant, nën dyshimet për krime lufte të kryera në Palestinë.
“Ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit të kryera në Shtetin e Palestinës”, tha Khan.