19/10/2024
ShowBiz

Kënga e Luiz Ejllit dhe Getoar Selimit e ‘vjedhur’?

    Këngëtarët Getoar Selimi dhe Luiz Ejlli kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre muzikor “Ding Ding”.

    Kënga në vetvete tejet ritmike dhe plot ngjyra, u cilësua si hiti i verës mirëpo shpejt u zbulua ngjashmëria me një tjetër këngë të huaj.

    Duke nisur nga përdorimi i ngjyrave e deri tek beat-i i këngës, duket qartazi se “Ding Ding” është tejet i ngjashëm me këngën turke “Yalniz Kaldin” nga Acar dhe Kayra Kayan të publikuar dy vite më parë.

    Shpejt hiti i ri u cilësua si i kopjuar, megjithatë artistët shqiptarë nuk kanë komentuar ende në lidhje me akuzat e ndjekësve.