21/12/2024
ShowBiz

“Kam pasur dy lidhje paralele”, habit aktorja e njohur shqiptare: Nga të dy doja gjëra të ndryshme

    Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip ditën e djeshme i janë përgjigjur disa pyetje pikante që ja kanë drejtuar njëri-tjetrit për të mësuar më shumë rreth lojës dhe jetës së tyre.

    Të ulur në oborr mes pyetjeve pikante për banorët, ishte dhe pyetja për aktoren e njohur Julja Ilirjani.

    A ke pasur ndonjëherë dy lidhje paralelisht?

    Julia nuk ngurroi të përgjigjej duke u shprehur se po ka pasur dy ldhje paralelisht duke shpjeguar se nga të dy ka dashur gjera të ndryshme.

     “Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjeç, as 30 vjeç, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm.Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, u shpreh Julia.