30/12/2024
Futboll Maqedoni

“Jeta vazhdon”, reagon sërish Mirlind Daku pasi nuk u përzgjodh për në Europian

    Mirlind Daku është një nga lojtarët që mungoi në listën e Sylvinhons për dy miqësoret e këtij muaji ndaj Kilit më 22 mars dhe Suedisë 2 ditë më vonë. Menjëherë pasi u shpall lista, sulmuesi që luan te Rubin Kazan postoi një video në rrjetet sociale, ku shkroi se “jeta vazhdon”.

    Diçka e tillë u konsideruan nga tifozët si një “thumb” ndaj stafit të kombëtares për mos ftesën, por për të sqaruar gjithë këtë ka reaguar sërish 26-vjeçari, i cili ka theksuar se një video e tillë nuk ka të bëjë fare me mos grumbullimin, teksa falenderon të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

    “Video që kam postuar nuk ka të bëjë me mosftesën time. Respekt dhe faleminderit për dashurinë e treguar ndaj meje. Ju don Djali i Shqiptarisë❤️”, ka shkruar më pas Daku në koment poshtë videos së postuar.