30/12/2024
Lajme Maqedoni

Ja sa shtetas të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë vrarë në luftën në Ukrainë, të dhënat ruse (TABELA)

    Ministria e Jashtme e Rusisë ka publikuar një listë të luftëtarëve të huaj mercenarë që kanë ardhur për të luftuar në anën e Ukrainës që nga fillimi i luftës.

    MPJ ruse theksoi se nga 24 shkurti i 2022 në luftën në anën ukrainase si mbështetje kanë ardhur 13.387 luftëtarë të huaj, prej të cilëve 5.962 janë eliminuar, përcjell INA, duke u thirrur në një dokument të MPJ ruse.

    Në listë janë përfshirë shtetasit e huaj që kanë marrë pjesë në luftë dhe numri i atyre që është vrarë.

    Nga vendet e Ballkanit më shumë luftëtarë në anën ukrainase ka nga Kroacia, edhe ate 335, prej të cilëve 152 janë vrarë. Më pas vijon Bosnjë Hercegovina me 207 dhe 90 prej të cilëve janë vrarë. Nga Shqipëria thuhet se janë 192, prej të cilëve 87 janë vrarë. Nga Kosova 191 luftëtarë, prej të cilëve 84 janë vrarë.  Vijon Maqedonia e Veriut me 90 luftëtarëve, prej të cilëve 30 të vrarë. Nga Mali i Zi vetëm 2 dhe 1 është i vrarë, ndërsa nga Serbia ka vetëm një luftëtarë.

    Sipas tabelës, më së shumti mercenarë janë nga Polonia (2960), u vranë 1497. Pasojnë Britania e Madhe, Rumania dhe Kroacia.

    Ministria ruse deklaron se 1113 amerikanë erdhën për të luftuar në Ukrainë, nga të cilët 491 u eliminuan. Gjeorgjia (1042, nga të cilat 561 janë eliminuar) dhe Kanadaja (1005, nga të cilat 422 janë eliminuar) janë vendet nga të cilat dyshohet se kanë ardhur më shumë mercenarë. (INA)

    Image