22/12/2024
Maqedoni

ISP: Osmani shumë para Taravarit

    Sipas sondazheve të kryera nga IPIS për muajin mars lidhur me zgjedhjet presidenciale, i cili u prezantua mbrëmë në emisionin “Objektiv” në RTVM, në bllokun shqiptar, Bujar Osmani është në përparsi, avantazh para kandidatit të opozitës, Arben Taravari.

    Sipas të dhënave të publikuara nga institute IPIS, në njësinë zgjedhore 2, Bujar Osmani në zgjedhjet e 24 prillit pritet të marrë 7,6%, kurse Taravari është 6,6%.

    Sa i përket bllokut maqedonas, kandidatja e opozitës VMRO është e para, kurse pas saj, vjen Pendarovski.

    Në zonën zgjedhore dy, 8.5% e qytetarëve kanë thënë se nuk votojnë për asnjë kandidat, kurse 17.4% kanë refuzuar të tregojnë, e 9% e qytetarëve nuk kanë pasur përgjigje.

    Zona e vetme deri më tani në të cilën Taravari ka përparësi të vogël para Osmanit është zona 6. Sipas institutit IPIS, për Taravarin në zgjedhje presidenciale do të votojnë 25.5%, kurse për Osmanin 22.4%.

    Në zonën zgjedhore gjashtë, 14.3% qytetarëve kanë thënë se nuk votojnë për asnjë kandidat, kurse 13.4% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, kurse 5.7% nuk kanë treguar kandidatin e preferuar.