Connect with us

Lajme

Ish ushtarët e UÇK-së nga Kumanova: Arbër Ademi kërkon vota shqiptare, tenderat e shkollave shqipe ua jep maqedonasve!

Besim Aliu, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) shprehet i pakënaqur nga keqpërdorimi i emrit të UÇK-së në fushatën e BDI-së, veçanërisht në Kumanovë. Ai nuk ka mendim të mirë as për ministrin e arsimit Arbër Ademi, bartës i listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 2, duke qënë se kërkon vota shqiptare, por tenderat për riparimin e shkollave shqipe në Kumanovë ua jep maqedonasve.

“Ministri Arbër Ademi që po i kërkon votat e shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës kurse tenderin për fasadimin e shkollave Naim Frashëri, shkollës së F.Çerkez dhe f. Llojan ja ka dhënë një maqedonci nga Shkupi…
A nuk paska shqiptarë nga Kumanova dhe Likova që mund ta kryejnë fasadimin e këtyre shkollave a?”, ka pyetur Aliu në një koment në Facebook.

“Kërko votat e shqiptarëve të Kumanovës kurse jep tendera maqedonasve të Shkupit…
More duhet popullata të zgjohet në këmbë dhe të ju ndaloj punën te shkolla Naim Frashëri në Kumanovë…
Edhe sot janë duke punuar maqedonasit në lagjen e trimave kurse ministri shqiptar, tenderat dhe lekun po u jep maqedonve kurse nga ana tjetër kërkojnë votën e shqiptarëve…”, ka shtuar ai plot me revoltë.

Edhe Zaim Hamza, poashtu ish ushtar i UÇK-së, vlerëson se është turp të kërkosh votat në emër të dëshmorëve, invalidëve, luftëtarëve, e pastaj në emër të luftës 4 vite me vjedh e me u pasuru!!!
“A hiç bash nuk po juv vjen marre prej dëshmorëve të cilët e dhan më të shtrejtën jetën në lule të rinisë,
A nuk po u dhimbsen lotët e nënave që dhanë bijtë më të mirë të kti vendi,
Kurr hallall mos u koft djersa, mundi i xhdo luftëtari e që ju sod po manipoloni me mundin ton dhe me gjakun ton.
Ne nuk luftuam që tua çajm kokën ksaj popullate e mej than “eeeejjjjj ne kemi luftuar” ne luftuam me i çliru dhe jo me i dergu ne robëri politike.
Vallë në rajonin tonë nuk ka djem të shkolluar dhe të dëshmuar për me na përfaqsu në Parlament,
A nuk jeni tu i hy ne hak rinisë së shkolluar e që po ua zeni vendet e punës me njerëz partiak e të pa ditur, e pastaj vajtoni iku rinia, prej juve po ikin o vllazën”, ka shkruar Zaim Hamza në Facebook.
Ata kanë marrë përkrahje në rrjetet sociale edhe nga shumë ish ushtarë tjerë të UÇK-së.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Aksident trafiku në Komoran, vetura për pak të përfundojë në humnerë

Një veturë është përplasur me rrethojat mbrojtëse të rrugës magjistrale Prishtinë-Skenderaj, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Komoran.

Aksidenti, sipas pamjeve të cilat i ka siguruar Insajderi, ka ndodhur në rrethin ku lidhet një pjesë e autostradës Ibrahim Rugova.

Pamjet shfaqin veturën të përplasur në rrethoja, të cilat e kanë shpëtuar atë pa përfunduar në humnerë.

Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë për rrezikim të personave nën mbrojtjen ndërkombëtare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit A.P. shtetas i Republikë së Kosovës.

Aktakuza është ngritur për shkak që ekziston dyshimi i bazuar mire se i pandehuri A.P. me datën 5 maj 2019, ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare, nga neni 167 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.   /Insajderi.org

Continue Reading

Kosovë

Kusari-Lila: Në Dragash ku qëndroi Hoti mund të jenë infektuar persona tjerë

Deputetja e Alternativës, që është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka hyrë në një përplasje me kryeministrin Avdullah Hoti lidhur me infektimin e tij nga Covid-19.

Ajo thotë se deklaratat e saj janë keqkuptuar dhe kërkesa e saj për dorëheqjen e Kryeministrit  nuk ka të bëjë me infektim.

“Deklaratat e mija për dorëheqjen e  z. Hoti janë keqkuptuar. Për mua dorëheqja e tij s’ka të bëj me infektimin e tij, uroj që të mos ketë asnjë rast tjetër askush”.

Ndërkaq ajo ka vazhduar ta kritikojë Hotin, që gjatë të dielës ishte në terren, e më vonë tregoi se ka bërë testin dhe ka dalë pozitiv.

“Në vend se t’i jap të gjithë informacionin e saktë, mbi kohën kur është ndje keq, ai vendos në mbrëmje pas një dite plot aktivitete në terren tregon që ka dalë më virus”, ka thënë Kusari, në T7.

Deputetja ankohet edhe për testimin  e shpejtë të Kryeministrit, pasi Hoti tha se e ka bërë testin të dielën rreth orës 16:00, ndërsa pas disa orësh njoftoi në Facebook se ka dalë pozitiv.

“Hera e parë që dëgjojmë se në Kosovë testi është procesu për një orë, ose tri orë. Ajo nuk e liron nga përgjegjësia e rëndon ato. Unë di edhe persona që kanë ndërruar jetë, deri sa kanë kalu 48 orë familja nuk e ka ditë nëse ka vdekë nga Covid 19”, ka thënë ajo.

Sipas Kusarit, nuk ka qenë e nevojshme që Hoti të marrë pjesë në aktivitete që më shumë duken si fushatë

“Unë uroj të mos ketë persona tjerë, të infektuar atje në terren, numri ka qenë i madh, vetëm në përcjellje të tij, ka pas staf përcjellës asistent fotograf, mbrojtje të afër, këshilltar diku 30 vetë. Mos të flasim për ata që i kanë vizituar bizneset, vetëm ata e dinë a kanë mbajte maskë e distancë.

Ata në foto shihen shumë afër njëri tjetrit.  Vizitat janë të panevojshme, në këtë kohë. Ai duhet të kujdeset në shikimin e furnizimin e menaxhimin e Spitaleve Rajonale me oksigjen, a e dini që ka dyshime të bazuara në mungesë të oksigjenimiT”, ka thënë Kusari-Lila./Insajderi.org

Continue Reading

Recent Posts