Irani nisi gjatë mbrëmjes së djeshme sulmin e drejtpërdrejtë ndaj Izraelit. Mediat e huaja raportojnë se Irani ka lëshuar më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael.
Në një konferencë, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se 99% të raketave i kanë shpërthyer në ajër. Ai ndër të tjera u shpreh se sulmet gjatë natës erdhën nga Iraku dhe Jemeni.
Nga sulmet deri më tani është gopditur një pjesë e vogël e territorit të Izraelit, duke përfshirë një bazë të IDF në jug të Izraelit, ndërsa raportohet vetëm për një person të plagosur.
E teksa sulmet nga Irani kanë pak orë që kanë nisur, presidenti i SHBA, Joe Biden ka telefonuar Netanyahun, duke i rikujtuar atij se Amerika qëndron e “hekurt” në krah të Izraelit.
“I thashë atij se Izraeli demonstroi një kapacitet të jashtëzakonshëm për t’u mbrojtur dhe mposhtur edhe sulme të paprecedentë,” njofton Biden.
Ai shton se duke vepruar kështu, Izraeli u ka dërguar “një mesazh të qartë armiqve të tij se ata nuk mund të kërcënojnë efektivisht sigurinë e Izraelit”.
Sakaq, pritet që Biden të mbledhë udhëheqësit e G7 ditën e sotme për t’i dhënë një përgjgje Iranit për sulmin e “pacipë”.
Veç G7, pritet që ditën e sotme të mblidhet edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Takimi u kërkua nga Izraeli, i cili i shkroi në një letër presidentes së këshillit, Vanessa Frazier, duke thënë se sulmet paraqesin një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Më letër Izraeli akuzon Iranin se ka shkelur detyrimet e tij ndërkombëtare dhe se është “arkitekti i destabilitetit për vite me radhë përmes mbështetjes së tij për Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban dhe Houthis në Jemen”.
Disa ngjarje deri më tani
1. Izraeli thotë se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani dhe se disa nga lëshimet erdhën gjithashtu nga Iraku dhe Jemeni.
2. Sulmi është një hakmarrje për vrasjen nga Izraeli të një komandanti ushtarak iranian dhe vartësve në Damask në fillim të këtij muaji.
3. Videot treguan shpërthime dhe topa zjarri mbi Jerusalem ndërsa mbrojtja ajrore izraelite punoi për të mposhtur sulmin e paprecedentë të Iranit
4. IDF tha se 99% e dronëve ose raketave u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite
Presidenti Joe Biden tha se SHBA gjithashtu “ndihmuan Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë”. Edhe Britania e Madhe vendosi avionë RAF në rajon
5. Kjo është hera e parë që Teherani ka sulmuar drejtpërdrejt Izraelin pas vitesh të tëra që po zhvillon luftëra me anëtarët e tij, duke përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin.
6. Misioni i Iranit në OKB citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje , sipas nenit 51, dhe tha se e konsideronte “çështjen… të përfunduar”.
7. Megjithatë, ai paralajmëroi se do të përdorte më shumë forcë nëse Izraeli përgjigjet në të njëjtën mënyrë.