21/12/2024
ShowBiz

“Ilnisa theu mitin”, gazetari: Nënat e divorcuara mund të dashurojnë djem të rinj edhe të bëjnë s*ks

    Ilnisa Agolli, ish-banorja e Big Brother Vip e ftuar në Fan Club ka folur rreth lojës brenda shtëpisë, si po e përjeton largimin gjithashtu edhe për lidhjen e dashurisë me Meritonin.

    Ilnisa nuk e ka fshehur habinë e largimit nga shtëpia dhe tha se nuk e meritonte të dilte, por kështu erdhi loja. Ndërsa sa i përket deklaratave të Meritonit se ai do largohej bashkë me të, ajo u përgjigj se nuk do ta lejonte kurrë.

    Nuk e prisja që Meritoni të dilte bashkë më mua, është diçka që nuk do ta lejoj kurrë të linte lojën dhe të dilte me mua.”

    Ajo shtoi se askush nuk përfitoi nga njëri-tjetri brenda shtëpisë për lojë duke shtuar se e dashuron vërtet Meritonin.

    “Ne pa njëri-tjetrin nuk funksonojmë. Ai është një figurë që literalisht jam frymëzuar. Më erdhi një vetëpërmbajtje, më erdhi një kontroll. Unë jam shumë rebele në mendime dhe në veprim, U frymëzova në durim dhe në shumë gjera të tjera që mi dha ky djalë.

    Dhe në këto kushte të vështira t’i të gjendesh përballë, asaj që e çon botën përpara që ëshët dashuria, mbetesh gojëhapur. Jam e dashuruar me Meritonin.”

    Ilnisa u pyet përsa i përket deklaratave të familjarëve të Meritonit, më tepër të vëllait të moderatorit që u fut në shtëpinë e BBV dhe nuk dëshiroi ta takonte.

    Por duket se këtu ka një siklet dhe një mospranim nga ata, pasi Ilnisa nuk pranoi të përgjigjej madje iu drejtua moderatorse duke i thënë se “i bëjmë një spik të shpejtë ksaj.“

    Komentet e Ronaldo Sharkës gjithashtu ishin goditës dhe në mbështetje të Ilnisës ose më tepër të marrëdhënise së saj me Meritonin. Ai e quajti si një nga personat që theu mitin.

    Ilnisa Agolli theu mitin, po nënat e divorcuara me një vazjë mund të dashurohen me një djalë 10 vite më të vogël.

    Dhe po, mund të bëjnë seks se iu do qejfi. Përse një mashkull nuk gjykohet kur lidhet me një femër më të vogël dhe bëjnë seks, por një femër komentohet. Edhe komentuesit në fshatrat dhe lagjet ku jetojnë, ashtu mudn të bëjë dhe një njëri seks në Big Brother.”