30/12/2024
Lajme Maqedoni

Ilir Demiri: Do ta bëj spitalin e Tetovës model, do të mburret me atë shëndetësia e Maqedonisë

     

    Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri si një nga drejtorët që ktheu shpresën dhe një nga drejtorët më të suksesshëm të Aleancës për Shqiptarët ka deklaruar se do të kthejë spitalin e Tetovës në një spital model, me të gjitha kushtet për qytetarët.

    Pasi u rreshtua përkrah Ziadin Selës, duke i thën jo Taravarit dhe klanit të tij që shkaktuan përçarje në ASH, Demiri gjatë fjalës së tij tregoi se zhvillim i ndërtimit të spitalit të Tetovës është i ndarë në katër faza.

    Ai pohoi se do të kthejë spitalin në model, që do të mburret e gjithë shëndetësia e Maqedonisë sëc Veriut, shkruan news33.tv.

    “Koncepti i zhvillimit të ndërtimit të spitalit të Tetovës është i ndarë në katër faza, një fazë konsiston në rregullimin infrastrukturor të spitalit, në rregullimin e të gjitha shërbimeve specialiste ti kenë ambulancat e rregulluara, rregullimin e katit të parë të bllokut internistik ku do të bëhen kushtet hotelerike, rregullimin e dy sallave operatore, përpos infrastrukturës tjetër që është zemra e do klinike është sterilizimi, me pak fjalë spitali i Tetovës do të jetë model që do të mburret e gjithë shëndetësia e Maqedonisë”, tha ai.