22/12/2024
Lajme Shqipëri

Identifikohen viktimat e aksidentit, shuhet familja, njëri nga viktimat kishte nxjerrë dy ditë më parë mjetin në shitje

    Janë identifikuar katër viktimat dhe dy të plagosurit e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tepelenë-Memaliaj.

    Mësohet se tre prej viktimave janë nga e njëjta familje. Bëhet fjalë për Lavdosh dhe Lefteri Begaj, çifti i bashkëshortëve si dhe 85-vjeçarja Afërdita Begaj, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin me mjetin tip “Toyota Yaris”. Tre anëtarët e familjes Begaj ndodheshin në mjetin që u përplas me automjetin tip “Benz” i cili drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili fatkeqësisht po ashtu ndërroi jetë.  Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.

    Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë mësohet se i plagosur lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit  “BMW”, shtetasi me ininciale E.P, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

    Viktimat:

    Riza Rrapaj-42 vjeç drejtuesi i automjetit “Merecedes Benz”

    Lavdosh Bega 62-vjeç, drejtuesi i automjetit “Toyota Yaris”

    Lefteri Bega 57-vjeç, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit tip “Toyota Yaris”

    Afërdita Begaj 85-vjeç

    Të plagosur

    Lavdie Meta 63-vje, në gjendje të rëndë

    Jani Meta 60-vjeç në reaminacion

    Riza Rrapa, vetëm dy ditë më parë kishte nxjerrë në shitje automjetin me të cilin u aksidentua mbrëmjen e kësaj të diele. Automjeti tip “Mercedes Benz” me targa AB 314 JG, ishte nxjerrë në shitje në rrjetet sociale nga vetë Rrapa dy ditë më parë.