23/12/2024
Shqipëri

I qetë dhe fjalëpakë, si reagoi Ergys Arrazi kur mori lajmin për vdekjen e fëmijëve dhe bashkëshortes

    Vetëvrasja e dyshuar e nënës me tre fëmijët në lumin Buna në Shkodër ka tronditur mbarë opinionin publik.

    Nënë Alma Arrazi me tre fëmijët 9, 8 dhe 3 vjeç dyshohet se janë vetëvrarë duke u hedhur në lumin punë për shkak se dhunoheshin sistematikisht nga kryefamiljari Ergys Arrazi.

    Sot është gjetur i pajetë trupi i 9-vjeçares, ndërsa në të kishte e shenja dhune. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar 31-vjeçari për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.

    Ergys Arrazi para policisë ka mohuar që të ketë ushtruar dhunë ndaj familjes së tij, teksa burime për media bëjnë me dije se ai ka qenë shumë i qetë dhe i ftohtë kur ka marrë lajmin se gruaja dhe tre fëmijët i kanë dhënë fund jetës.

    Burime për mediat bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Buna bashke me tre fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

    Mësohet se disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, 39-vjeçarja së bashku me fëmijët kishin dalë me kunatën, nusen e vëllait të Ergys Arrazit, për të konsumuar një kafe. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që Alma Arrazi që do ndërmerrte pak orë më vonë.

    Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja kishte mësuar së fundmi edhe për tradhtinë e bashkëshortit, Ergys Arrazit.

    Në lidhje më këtë ka folur edhe motra e Alma Arrazit. Ajo para uniformës blu është shprehur se motra dhe fëmijët dhunoheshin barbarisht nga 31-vjeçari Ergys Arrazi.