23/12/2024
Shqipëri

“I futi kokën në gëlqere, e kërcënoi kur ishte shtatzënë”, të afërmit tregojnë ferrin që 40-vjeçarja shqiptare përjetoi në duart e bashkëshortit

    Duket se 40-vjeçarja shqiptare Enkeljda Danaj që dje u vra dhe u la e vdekur në mes të rrugës, ka përjetuar momenti ferri nga bashkëshorti i saj.

    Të afërmit e shqiptares për “Star”, kanë treguar se Eduart Danaj ka qenë gjithmonë i dhunshëm me bashkëshorten e tij dhe se e ka dhunuar disa herë barbarisht.

    Madje ata kanë treguar dhe disa vuajte çnjerëzorë që gruaja kishte kaluar në duart e bashkëshortit. Sipas tyre 50-vjeçari një herë gruas së tij i ka futur kokën në gëlqere, ndërsa një herë tjetër e ka kërcënuar se do ta djegë me zbardhues, teksa atë kohë ishte shtatzënë.

    “Ai ishte i dhunshëm dhe përderisa kishte 3 kallëzime në polici, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në gëlqere, e ka kërcënuar. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon një familjarë.

    Dje duket se shqiptari kishte planifikuar edhe se si do ta vriste bashkëshorten e tij, nënën e dy fëmijëve të tij.

    E teksa ndodhet në qeli, Eduart Denaj vijon të jetë një pengesë për fëmijët e tij. E teksa Enkelejda Danajt do i jepet lamtumira e fundit në Shqipëri, Eduarti nuk firmos prokurën që djali i tij i mitur të kalojë në Shqipëri dhe të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

    Kujtojmë që 50-vjeçari pasi masakroi me thikë gruan, e la atë të vdekur në rrugë dhe u arratis duke tentuar që trë fshihej në një hotel, ku me vete kishte marrë edhe shishe me birra. Ai i dinte se bashkëhsortja kalonte në atë rrugë për të shkuar në punë dhe kështu i doli para dhe e qëlloi 10 herë me thikë.

    Në momentin e arrestimit të tij, sulmuesi i dyshuar ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

    Në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse : “U zgjova në mëngjes dhe shkova te ajo rrugë e caktuar, se e dija që po kalonte në orën 5.30 të mëngjesit aty. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

    I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori tha: “Nuk duroja dot të shikoja dashnorin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

    Sipas asaj që mediat greke zbuluan më herët 40-vjeçarja e kishte denoncuar  disa herë bashkëshortin e saj për dhunë. Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

    Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish ai ra në prangat e policisë dhe u lirua disa kohë më vonë. 50-vjeçari u rikthye sërish te banesa e bashkëshortes së tij, pa çka se kishte një urdhërndalimi që t’i afrohej.

    Ishte vetë 40-vjeçarja ajo e cila i hapi derën e shtëpisë partnerit të saj dhunues duke u dhënë dhe një tjetër mundësi. Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).