Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një nënë ka hedhur djalin e saj 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodilë.
Savitri Kumar, 26 vjeç, nga Uttara Kannada, një distrikt në shtetin perëndimor indian të Karnataka, pati një debat të ashpër me babanë e djalit, Ravi Kumar, 27 vjeç, i cili e urdhëroi që ta ‘largonte sa më larg fëmijën’, sipas Daily Mail.
Kur prindërit u grindën përsëri për djalin e tyre të shtunën në mbrëmje, Savitri u ‘shqetësua’ dhe thuhet se e hodhi djalin e saj në një kanal mbeturinash që derdhet në lumin Kali, i cili është i mbushur me krokodilë.
Fqinjët që e panë, lajmëruan policinë, e cila lajmëroi polumbarët për të kërkuar djalin në ujë, por pa rezultat, pasi errësira i pengonte operacionet.
Ata u rikthyen të dielën në mëngjes dhe gjetën trupin e fëmijës, që kishte kafshime në pothuajse në çdo pjesë të trupit.
Autoritetet urdhëruan kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të 6-vjeçarit.
Çifti gjithashtu ka një djalë tjetër dy vjeç dhe thuhet se shpesh grinden për të.
Një oficer policie i tha mediave lokale se ishte një vrasje dhe se burri dhe gruaja janë arrestuar.