Connect with us

ShowBiz

Gymysh flet për operacionet plastike: Për fat të keq, nuk mund të qesh dot tani

Songül Öden, aktorja e njohur për rolin e famshëm të Gymyshit, në serialin me të njëjtin titull, ishte e ftuar në një program televiziv, nga ku ndau disa sekrete nga jeta e saj

Ndër të tjera, Songül tha se nuk e ka parë veten ndonjëherë të trajtuar ndryshe për faktin se është grua: “Por, kam luftuar për këtë, pa bërë kompromise as me para, as me të tjera gjëra.”

Sa për projektet me të cilat ka bashkëpunuar“Shtëpiaket e dëshpëruara” mbetet i preferuari i saj, madje, për shkak të tij, ka refuzuar edhe një rol kryesor në një projekt tjetër.

“Kur autoritetet shtetërore thanë që nuk do të dilnim jashtë, ishte e çuditshme dhe e vështirë. Ndiheshim si në një burg gjysmë të mbyllur. Por, pas një kohe, u mësuam edhe me këtë. E kam shfrytëzuar mirë jetën e shtëpisë; kam gatuar, kam përfunduar disa punë të lëna pezull. Nuk dola për 50 ditë. Kur dola jashtë, kuptova se nuk po krijoja kontakt me sy me askënd”, – rrëfen Songül për periudhën e vështirë të karantinës.

Nëse nuk e keni ditur deri tani, Songül ka krijuar që në moshë fare të vogël.

“Kam shkruar këngë që në moshën 9-vjeçare. Një ditë, shkova në shtëpinë në shtëpinë e Türkan. Më pyeti: “Shkruan këngë?” i thashë: “Nuk shkruaj këngë me rimë, shkruaj lirshëm. E dini që kam kompozuar që kur isha 15 vjeç?

Nuk e di pse këngët që kam shkruar kanë të bëjnë me vdekjen dhe dashurinë. Ndoshta është sepse jam bijë e dy prindërve të divorcuar. Ndoshta, jam bërë më e ndjeshme ndaj nënës sime dhe dhimbjes së saj të madhe.

Kam bërë operacion në hundë. Mendoja se nuk mund të merrja frymë për shkak të kockës në hundë. E bëra veten të besoja këtë fakt, por e vërteta është se nuk mund të marr frymë tani.

Kam kursyer shumë para për operacionin në hundë, por nuk ishte i suksesshëm. Mjeku më mori të gjithë kërcin në hundë. Kështu që më duhej të bëja edhe dy operacione të tjera më vonë. Më morën kërcin nga veshi dhe e përdorën. U dëmtua gjithashtu, ata duhej të gjenin një kërc tjetër. Tani për tani, nuk mund të marr frymë por vazhdoj jetën time.

Meqenëse qesh shumë, kam pasur shumë rrudha rreth syve. Kam bërë botox, por buzëqeshja është shkatërruar. Kjo është arsyeja pse nuk dua të qesh. Ndërsa isha duke xhiruar një reklamë me arabët, drejtori donte të buzëqeshja. Unë i thashë se ” nuk mendoj se është e përshtatshme të buzëqesh këtu”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

Fiona Gllavica zbulon portretin e djalit të saj të porsalindur

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica së fundmi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë bërë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Lekë.

Lajmin e mirë e kishin bërë të ditur nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale mirëpo deri tani nuk e kemi parë portretin e vogëlushit.

Ishte Fiona ajo e cila e ndau me ndjekësit në Instagram një foto të Lekës së vogël.

Continue Reading

ShowBiz

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg fejohet me një shqiptar

Vajza e regjisorit të njohur Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin shqiptar Genc Legrand.

Çifti e ka bërë të ditur lajmin përmes llogarive të tyre në Instagram, ku edhe kanë ndarë një foto me unazën në gisht.

“Jam e fejuar! Jam shumë e emocionuar që do ta jetoj jetën me mikun tim më të mirë! Kjo është dita më e bukur e jetës sime. Te dua shumë,” shkruan në postimin dedikuar partnerit të saj prej tre vitesh, 23 vjeçarja.

Genc LeGrand është me origjinë nga Tetova, por ka lindur në Zvicër. Për të ndjekur karrierën e tij në aktrim, ai u zhvendos në Los Anxhelos në SHBA, ku edhe u njoh në vitin 2017 me Destry.

Legrand ka bashkëpunuar me Steven Spielberg në filmin “Ëest Side Story”, që pritet të dalë së shpejti në kinema.

Continue Reading

ShowBiz

Sepse jeta, nëse di ta dëgjosh, do të ta tregojë vetë rrugën

Do të vijë një ditë kur do të jetë e pamundur të injorojmë sinjalet që universi na dërgon, sepse ajo që ne nuk kuptojmë, do të vihet para syve tanë. Ndonjëherë brutalisht dhe troç, herë të tjera në një mënyrë të pakuptueshme. Do të ndodhë kur të vijë koha për të ndryshuar.

Jeta na flet në çdo mënyrë të mundshme dhe për ta kuptuar këtë është e mjaftueshme për ne të shohim se si ndodh në jetën e përditshme ndryshimi i humorit tonë, qoftë edhe vetëm përkohësisht. Momenti në të cilin ndjehemi të pushtuar nga ndjenja të panjohura duhet të na bëjë të kuptojmë se këto janë sinjale.

Pavarësisht nëse besoni në fat apo jo, ka raste në jetë kur vërtet duhet të ndryshoni. Ne fakt e dimë, por pretendojmë sikur asgjë nuk po ndodh, për shkak se ndjehemi më rehat kështu. Ne i themi njëri-tjetrit gënjeshtra të ëmbla në mënyrë që të mos hapim sytë dhe të përballemi me realitetin, ne i mbulojmë veshët me duar, në mënyrë që të mos dëgjojmë të vërtetën.

Sepse kemi bërë zgjedhje të gabuara, por të pranosh gabimet ndonjëherë është më e rëndë se çdo gur mbi trup. Sepse kemi frikë të largohemi nga zona jonë e rehatisë dhe t’i themi lamtumirë asaj jete, e cila, në fund të fundit, është e përbërë nga zakone të vogla, nga të cilat nuk duam të heqim dorë.

Atëherë, po të gjitha ato synime që duhen arritur? Dhe ëndrrat për t’u realizuar? A jemi vërtet të lumtur? Ne ndalojmë së bëri pyetje vetes, sepse kemi frikë të dimë përgjigjet. Dhe kështu ne injorojmë sinjalet dhe gjithçka që Universi përpiqet të na tregojë, ne mbyllim sytë drejt asaj bote të padukshme që po na flet.

Pastaj vjen momenti kur ndodhin gjëra që e trazojnë jetën tonë, dhe të gjitha planet që kemi pasur për të, në planin afatmesëm dhe afatgjatë. Sepse guximin që nuk e kishim ne, për të ndryshuar aë që nuk duam, e gjejmë përpara situatave më komplekse dhe të dhimbshme. Dhe e gjithë kjo na bën të ndiejmë shumë zemërim, por në të njëjtën kohë shumë forcë, të reagojmë, të fillojmë përsëri.

Por pastaj vjen momenti kur ne ndalemi së fajësuari jetën dhe të kuptojmë veprimet e saj, kuptimin e saj më të pastër, mbase përpara një muzgu ose një qiell të ndritshëm. Sepse është në atë moment që ne e kuptojmë që Universi gjithmonë na ka folur dhe vetëm duke e dëgjuar atë do të gjejmë rrugën e duhur. / meb.al

Continue Reading

Recent Posts