Connect with us

Sport

Guardiola nuk mendon përtej vitit 2021, fokusi vetëm te Kupa FA

Pep Guardiola ka folur edhe një herë për ambiciet e tij.

Pasi skuadra e Liverpool është shpallur kampione për këtë edicion, Manchester City tashmë ka kthyer fokusin te Kupa FA.

Trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se ai është fokusi kryesor, duke mos dashur që të flas shumë për të ardhmen, pasi nuk sheh më larg sesa viti 2021.

“Jam i interesuar për këtë pjesë të sezonit dhe për sezonin tjetër”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Jam i kënaqur që jam në këtë klub dhe po provojmë të bëjmë më të mirën. Por, unë nuk dua të mendoj shumë për të ardhmen. Tani është koha. Unë mendoj vetëm për sot”, ka shtuar trajneri katalan.

“Dua që lojtarët të rikuperohen pasi në 15-20 minutat e fundit ishim shumë kërkues, 10 kundër 11. Ne kemi ndeshje të vështirë ndaj Newcastle dhe për atë dua të fokusohem”, tha mes tjerash Guardiola.

Manchester City do të ketë përballje jo të lehtë në kuadër të Kupës FA, kur do të kontestohet nga Newcastle United. /Lajmi.net/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Sport

Mezani: Kundërshtarët të ruajnë qetësinë, gjyqtari nuk ndikoi në rezultat

Si i shpjegon këto skena që po ndodhin tani?
Unë mendoj që skuadra që humbet, është mirë të ruajë qetësinë pavarësisht pretendimeve. Nuk jam i mendimit që Prishtina ka të drejtë në pretendimet e saj, pasi u pa qartë që kartoni i kuq ishte.

A mendoni se ndikoi arbitrimi në rezultatin e sotëm?
Jo aspak, pasi ne dominuam takimin me përjashtim të 10-15 minutave të fundit, kur ishte normale të tërhiqeshim në mbrojtje të rezultatit, pasi nuk jemi në një fazë vendimtare të sezonit ku nuk lejohen gabimet.

Sa besoni te titulli kampion pas kësaj fitoreje?
Ne kemi ndeshjen e radhës me Drenicën dhe do të mendojmë për atë tani. Kanë mbetur edhe 4 javë, ku do të kërkojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, me shpresën që kundërshtarët tanë do të gabojnë.

Continue Reading

Sport

Dallku: Marre ju qoftë!

Trajnerit të Prishtinës i është hedhur sprej në sy nga policia, pas një tollovie të krijuar në mesin e fushës, pas përfundimit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

“Djersa e futbollistëve po hedhet poshtë. Policia pa nevojë më hodhi sprej, nuk e di arsyen”, ka deklaruar Dallku, përcjell lajmi.net.

“Është gjynah çfarë ka ndodhur, çka ju kanë bërë djemve. Marre ju qoftë”.

Dallku pakënaqësitë ka vazhduar me federatën dhe personat që delegojnë gjyqarët./Lajmi.net/

Continue Reading

Futboll

Një super lajm, Besfort Arifi grumbullohet me seniorët e Maastrichtit

Shqiptarët kohëve të fundit janë bërë emër dhe sinonim gjithandej me emrat e mëdhenj që po joshin ekipet më të mëdha evropiane. Mund ëtë përmendim së fundmi shkupjanin Enis Bardhi, që është në shënjestër të Arsenalit, Fiorentinës, e shumë klubeve të tjera, ndërsa pa lënë anash edhe një Marash Kumbulla, Amir Rrahmani e të tjerë.

Por sot shqiptarët kanë edhe një tejtër futbollist, për të cilin ndoshta pak është shkruar, e që pritet të jetë emër i madh i futbollit evropian. Bëhet fjalë për Besfort Arifin, i cili sot është bashkuar me seniorët e MVV Maastricht, skuadrë kjo që luanë në Divizionin e Parë të Holandës.

Tani kur ekipi udhëhiqet nga trajneri boshnjak, Darije Kalezic, atij i është folur shumë për 18 vjeçarin shtatlartë Arifi, i cili me paraqitjet për ekipin U19, ka shënuar plot 13 gola, duke i shtuar edhe 10 asiste.

Besfort Arifi sot në grumbullimin me ekipin e seniorëve të MVV Maastricht

Stërvitjen e parë Besforti me ekipin e parë të Maastrichiti e kishte sot dhe ka mbetur i kënaqur nga pritja që i është bërë nga seniorët e ekipit të tij.

“Për mua është një arritje që sot të jem në moshën 18 vjeçare me senioërt e Maastrichtit, pasi më parë luaja te U19. Falënderoj trajnerin për besimin e dhënë dhe shpresoj që shumë shpejt të marrë shansin edhe në ndeshjet që do të luajmë”, ka thënë për Albsport.mk, Besfrot Arifi.

Përndryshe Arifi që luan në disa pozita në sulm, në krahun e djathtë dhe të majtë, ndërsa epërsia e tij është se është majtak, por përdor mjaft mirë edhe të djathtën e tij.

Arifi me familjen e tij që rrjedhin nga Shkupi, jetojnë në Belgjikë, ndërsa kanë shtetësi të dyfishtë, atë belge dhe të Maqedonisë së Veriut. Karriera e tij ka nisur në 2012-2016 te KRC Genk, që pas një viti të kalon te KAA Gent, ndërsa për të kaluar në vitin 2017/2018 shkon në Hollandë te MVV Maastricht.

Besfort Arifi me fanellën e rep. Maqedonisë së Veriut

Por talenti i madh i Arifit është vërejtur edhe nga reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut dhe ai ka kaluar në të gjitha gjeneratat U16, U17 dhe tani është në U18, por që me këto statistika dhe paraqitje ai sigurisht se nuk do të mbetet vetëm këtu, pasi që kërkesa për ta pasur në përfaqësuese ka shprehur edhe kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa Maqedonia U21 dhe seniorët e shohin Besfortin si një nga futbollistët e së ardhmes të vendit.

Continue Reading

Recent Posts