Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin e partive opozitare shqiptare që dolën mijëra vota prapa në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajt dje.
“Mos e harroni adapterin!”, ishte një nga postimet e Artan Grubit në Facebook mbrëmë. Ai s’e fshehu entuziazmin që ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kandidati për president i Frontit Europian të udhëhequr nga BDI-ja, sipas rezultateve të para doli i treti në garë me 81.748 vota apo 15.63 % të votave të fituara.
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, kandidat i koalicionit të partive opozitare shqiptare, sipas rezultateve të para, ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.“Pa shikoje top listën, ec te shpija tani merre valixhen!!! Te kemi hup fajllën biro!”, shkroi ndër tjerash Grubi në Facebook.