25/12/2024
Shqipëri

Gruaja godet me tullë në kokë bashkëshortin

    Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Lushnjë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

    Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë, ku shtetësja me ininciale, Sh.S, ka goditur me tullë bashkëshortin e saj.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i plotë i Policisë.