27/12/2024
ShowBiz

Gold AG përlotet në studio nga surpriza emocionuese e nënës së tij

    Rep-artisti i njohur Arian Agushi kohës së fundit është i pranishëm në intervista te ndryshme televizive pak me parë ishte tek ‘SOL’ në Klan Kosova.

    Ai ka rrëfyer për jetën dhe karrierën e tij, por nuk i ka lenë anash duke treguar edhe për familjen.
    Ariani është surprizuar me një letër nga nëna e tij, ku nuk mundi t’i ndaloj lotët.

    Në letër ajo shkruante: “Më fol për ty djali jem nuk mjafton një letër e as një emision, ti je i veçantë veç zoti qe ka ditë me ma dhuru nja evlad si ti, ku ti erdhe në jetë babi ta vuri emrin Arian, që nga viti 1992 mbeta veç me ty nga frika që po me humb nga duart të ndjekja nga do, ishe trashëgimtari i tij dhe kujtimi më i bukur që babi yt me la, e ai edhe pse pak kohë jetoj më ty po të ishte gjallë do të ishte krenar me Arianin sot, ty të njoh shumë mirë por kur të tjerët më flasin për ty me duket se pak po të njoh, dëshira të shumta kam pas për ty por ajo e fundit që ti u martove, u bërë baba ishte ëndrra ime me e madhe, ëndërr e kisha që ti të mbaroje një fakultet, e ti edhe atë dëshirë më plotësove, Ariani im i mirë ti je ai që me zgjate jetën, të dua e qofsha më ty në të dy botët”.
    PER VIDEO KLIKO KETU