27/12/2024
Shqipëri

Gjyshi vret nipin e mitur me armën e gjahut

    Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia për vrasjen aksidentale të nipit të tij të mitur.

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

    Vlash Jakaj më datë 9 gusht 2022, duke pastruar armën e gjahut, ka vrarë aksidentalisht nipin e tij të mitur.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.