Connect with us

Autozone

Geneva Motor Show mund të mos rikthehet as gjatë vitit që vjen

Aktiviteti më i mirë në botë për shfaqjen e veturave, mund të mos zhvillohet për dy vite me radhë

Si pasojë e coronavirusit, është anuluar zhvillimi i Geneva Motor Show, njëjtë sikurse edhe e New York dhe Detroit Auto Show, transmeton Telegrafi.

Derisa të gjithë mendonin se ky aktivitet, do të rikthehej gjatë vitit që vjen, kjo gjë ka mundësi të mos ndodhë.

Janë organizatorët që kanë pësuar shumë humbje, si pasojë e një organizimi që u anulua në momentin e fundit, derisa mungesa e fitimeve, mund t’i bëjë që të kenë vështirësi të mëdha për ta organizuar një aktivitet më 2021.

Shkaku i humbjeve serioze ekonomike, organizatorët e këtij aktiviteti kanë kërkuar një ndihmë në formë kredie nga kantoni i Gjenevës së Zvicrës, por që ende nuk është miratuar.

Numri i pjesëmarrësve në këtë organizim, është një tjetër indikator, që të mos ketë një shfaqje të re. Gjithnjë e më shumë, prodhuesit po i prezantojnë modelet e reja në aktivitete private, që po iu përshtaten sa më shumë.

Me situatën e krijuar nga pandemia, shumë prodhues i kanë prezantuar produktet e tyre nëpërmjet internetit dhe kjo doli se ishte shumë e suksesshme dhe nuk ka nevojë për shpenzimet marramendëse në organizime të caktuara. /Telegrafi/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Auto Info

Një gjerman aksidentalisht e shiti BMW-në e tij për një euro

Ai bëri një gabim, një gabim shumë të shtrenjtë.

Gjithnjë e më shumë njerëz që nuk shesin makinat e tyre në treg, por provojnë fatin e tyre në faqet e specializuara si eBay për shitjen e makinave. Dhe një gjerman u kujtua për një përpjekje të tillë.

Siç shkruan Automobilwoche, pronari pa emër i BMW-së vendosi të përdorë eBay për të shitur makinën e tij. Sidoqoftë, një gabim i tij dhe bëri që makina të ofrohet në ankand me një çmim fillestar prej 1 eurosh. Shumë shpejt u gjet një blerës i cili e bleu makinën për një euro të vetme.

Shitësi e vuri re gabimin shumë vonë dhe makina u shit vërtet.

Ai bëri apel dhe çështja përfundoi në një gjykatë në Frankfurt. Pasi shqyrtoi argumentet e të dy palëve, gjykata vendosi në favor të shitësit sepse shitësi theksoi se ai priste që makina të shitej me një çmim më të lartë se ai i përmendur. Blerësi ishte i pakënaqur me vendimin, por nuk zgjodhi të apelonte.

Prandaj, nëse vendosni të përdorni platforma të tilla për shitje të makinave, sigurohuni që të kontrolloni se çfarë keni shënuar në reklamë.

Continue Reading

Auto Info

Një super limuzinë po krijohet në Itali

Emri i tij është Aznom Palladium, dhe me pak fjalë, është një “luks i pazakontë për të gjitha terrenet”.

Projekti i përbashkët i Aznom Automotive dhe Camal Studio sjell luksin në një makinë plotësisht të re, transmeton Telegrafi.

Me një gjatësi prej 6 metrash dhe një fund të stilit Rolls Royce, me siguri do të jetë një fenomen në rrugë, por edhe në fushë.

Makina është parashikuar të të ketë një motor V8, dhe fuqia maksimale do të jetë 680 kuaj fuqi.

Duke gjykuar nga projektet e mëparshme, baza e këtij automjeti është marrë nga prodhimi serik, por burimi do të mbetet i panjohur për ca kohë.

Në çdo rast, duhet të jemi të durueshëm deri në shtator, sepse në atë kohë shpallet premiera e kësaj makine. /Telegrafi/

Continue Reading

Auto Info

Elon Musk: Do realizojmë automjetet vetëlëvizëse deri në fund të 2020

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk ka deklaruar se kompania e tij është ‘shumë afër’ për të realizuar me sukses teknologjinë e automjetit vetëlëvizës të nivelit të pestë, dhe thotë se kjo mund të arrihet deri në fund të vitit 2020.

Sidoqoftë, kjo teknologji e përparuar ende kërkon që shoferët të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i mbajnë duart fort në timon, dhe automjetet janë akoma larg nga të qenurit plotësisht autonomë.

Me autonomi të nivelit të pesë, të cilin Musk e ka diskutuar prej kohësh si një qëllim të kompanisë, shoferi do të ishte në gjendje të pushonte dhe ta linte makinën e tij të bënte gjithë punën.

Musk tha:

Jam jashtëzakonisht i sigurt që niveli i pestë ose në thelb i plotë i autonomisë lëvizëse të automjetit, do të ndodhë dhe unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt.

Continue Reading

Recent Posts