Kryeministri libanez Najib Mikati ka ngatërruar kryeministren italiane Georgia Meloni me asistenten e saj.
Teksa po priste lideren italiane që të zbriste nga avioni në aeroportin e Bejrutit, Mikati e ka ngatërruar me asistenten e saj Patrizia Scurti e cila zbriti para Melonit. Në video shihet teksa ai e mirëpret me përqafime.
Pak vonë por stafi i tij e lajmëroi menjëherë për gafën e bërë, duke i shpjeguar se Giorgia Meloni, ndodhej ende në avion.