Është ndarë nga jeta, legjenda e futbollit shqiptar dhe kryesisht atij korçar, Teodor Vaso. Vaso ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 83-vjeçare.
Ish-futbollisti do të mbahet mend gjatë për situata të ndryshme në kohën kur ai luante. Vlen të përmendet ndeshja Shqipëri-Republika Federale Gjermane (1967), ku Vaso luajti për më shumë se 30 minuta me këmbë të vrarë.
Teksa ai ishte edhe një ndër më të mirët në ekipin e Kombëtares shqiptare edhe në vitin 1968, duke qenë një nga protagonistët në barazimin përballë kampionëve të Botës, RF Gjermane, sfidë e cila përfundoi 0-0.
Vaso është cilësuar si futbollisti i shekullit të Korçës në vitin 1998. Asokohe, ish-futbollisti u dekorua edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Teodor Vaso ka zhvilluar plot 46 ndeshje ndërkombëtare, ndër të cilat 20 i ka luajtur me fanellën e Kombëtares.