Connect with us

Futboll

Futbolli në Kroaci u kthehet stadiumeve boshe

Federata e Futbollit e Kroacisë e ndryshoi politikën që lejonte tifozët në lojëra dhe tha se do ta përfundojë sezonin me stadiume boshe.

Federata tha se vendimi pason një “rritje të konsiderueshme” të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Disa spektatorë janë lejuar në ngjarjet sportive në Kroaci qysh në mes të qershorit, përfshirë lojërat e futbollit dhe një turne tenisi.

Të hënën, Kroacia, vend me 4 milionë banorë, ka raportuar në total 122 viktima nga koronavirusi dhe 4,370 raste pozitive.

Liga e kategorisë më të lartë të burrave, e fituar nga Dinamo Zagreb, luan edhe një raund të shtunën, ndërsa finalja e Kupës Kombëtare mbahet më 1 gusht.

Kufizimi për stadiume boshe vlen edhe për garat e grave.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Futboll

COVID-19 dhe futbolli

Gjatë këtij viti bota ka ndryshuar me paraqitjen e pandemisë COVID-19. Ky vit është karakterizuar me mbyllje, karantina, por edhe me shumë debate, propozime, veprime për tu mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Dr. sci. Izet Sadiku
Infektolog

Tani dominon bindja se duhet të mësohemi të jetojmë dhe veprojmë me COVID-19 edhe për një kohë deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari që vepron ne virus.

Por çka të bëjmë deri atëherë?

Ne duhet punuar dhe vepruar duke respektuar rregullat të cilat i propozojnë institucionet shëndetësore për mbrojtje nga përhapje të coronavirusit.

Megjithatë, shpesh kemi parë që shumë institucione publike dhe private, nuk i kanë respektuar këto rregulla për të cilat janë zotuar dhe kjo është njëra nga arsyet pse kemi rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Këtu dua të përmendi një shembull i cili ka qenë për lakmi se si i kanë respektuar rregullat për parandalimin e COVID-19.

Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar aktivitetet e veta gjatë muajit qershor me rregulla të reja karshi nevojave për parandalim e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe i kam përcjell nga afër këto rregulla dhe kanë qenë për lakmi angazhimet e të gjithë akterëve që janë të kyçur në ketë veprimtari. Që nga Federata e cila ka caktuar protokolle të reja për zhvillimin e garave dhe ajo çka është me rëndësi, janë angazhuar të gjithë trajnerët, zyrtarët e klubeve, referët, lojtarët, policia e Kosovës, një armatë e tërë. Dhe, në fund është arritur qëllimi, sot po përfundon me sukses kampionati i Superligës së Kosovës në futboll.

Ka pasur raste ku loja nuk ka filluar derisa është larguar vetëm edhe një shikues, i cili ka qenë në tribuna por s’ka qenë i paraparë në listat zyrtare për të marrë pjesë ne takim.

Po e përmend këtë shembull për të treguar se kur duam dhe angazhohemi të gjithë, mund të zhvillojmë aktivitetet dhe veprimtari duke parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por, për këtë duhet angazhim, përkushtim, përgjegjësi dhe së bashku arrijmë edhe të vazhdojmë jetën normale edhe të parandalojmë përhapjen e COVID19.

Bravo për FFK, të gjithë futbollistëve, zyrtarëve të klubeve, referët, policinë, tifozët (të cilët kishin mirëkuptim dhe u pajtuan që ekipet e veta t’i përcjellin nga TV e jo nga tribuna) dhe të gjithë kanë kontribuar që kjo shfaqje (kampionati) të përfundoj me sukses.

Suksese ekipeve që marrin pjesë në garat evropiane se me sjelljet dhe disiplinën e tyre në këtë pandemi e kanë merituar.

# Mbaje maskën
# Mbaje distancën.

/Telegrafi/

Continue Reading

Futboll

Kosovare Asllani në “Galaktikë”, nënshkruan për Real Madridin

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka nënshkruar me klubin e futbollit të femrave të Real Madrid.

Përmes rrjetit social Facebook ajo është shprehur se asgjë nuk është e pamundur, transmeton Klan Kosova.

“Historia u shkrua. Urime për të gjitha vajzat e reja që ëndërrojnë që një ditë të luajnë për ekipin e tyre të parapëlqyer. S’është e pamundur më”.

Continue Reading

Futboll

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve kërkon përmbajtje nga veprimet e pamatura

Ndërkohë që e ka analizuar videon e ndeshjes dhe ka kërkuar deklaratat e zyrtarëve, KPGJ ka kërkuar nga të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet e pamatura.

Njëherësh ka kërkuar “nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë të ndikohen nga askush përveç nga fusha e lojës dhe rregullat e futbollit”.

Më poshtë komunikata e plotë e publikuar nga faqja e FFK-së:

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e fundit, me theks të veçantë në ndeshjen Gjilani – Prishtina, ku pati edhe disa skena të pahijshme. KPGJ e ka analizuar videon e ndeshjes dhe ka kërkuar deklaratat e zyrtarëve të kësaj ndeshjeje (nga gjyqtarët dhe kontrollori) për të vepruar tutje me masat, në mënyrë që javët e mbetura të këtij kampionati të përfundojnë me rregullsi maksimale.

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve fton të gjitha palët që të përmbahen nga veprimet e pamatura sidomos në këtë kohë të vështirë pandemie, ku nuk është aspak e lehtë organizimi i ndeshjeve. Njëherësh kërkon nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilentë dhe të mos lejojnë të ndikohen nga askush përveç nga fusha e lojës dhe rregullat e futbollit. KPGJ do të vazhdojë t’i monitorojë të gjitha ndeshjet dhe do të japë vlerësim sa më të drejtë të gjyqtarëve. Jemi të vetëdijshëm se gabimet janë njerëzore, por gjithçka do të vlerësohet me përpikëri dhe nuk do të tolerohen gabimet që ndikojnë në rrjedhën e ndeshjeve.

Qëllimi i të gjitha organeve të FFK-së është që të luhet futboll i rregullt dhe të ketë rivalitet të shëndoshë, në funksion të asaj që epilogu i kampionatit të jetë në bazë të meritave dhe secila skuadër ta ketë rezultatin përfundimtar të edicionit në bazë të cilësisë dhe asaj çfarë ka treguar në fushën e gjelbër. Po ashtu, ftojmë klubet që t’i shmangen deklaratave kërcënuese dhe presionit ndaj gjyqtarëve, në mënyrë që t’u mundësohet që ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe të qetë.

Me respekt,

Këshilli Profesional i Gjyqtarëve në përbërje: Ruzhdi Breznica, Ismet Shurdhani, Ibrahim Delibashzade. /Lajmi.net/

Continue Reading

Recent Posts