21/12/2024
Maqedoni

FOTO/ Ziadin Sela ha Iftarin së bashku me qytetarët në Ohër

    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ngrënë Iftar me qytetarët në Ohër ku dhe hapën dhe shtabin e Frontit Europian.

    Ka qenë vetë Sela i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar pamje nga iftari me qytetarët. Ndër të tjera, lideri i Aleancës për Shqiptarët shton se çdo votë për Frontin Europian është votë që e shkëpusin prej VMRO-së dhe Levicës.

    “Në iftar të përbashkët me qytetarët në Ohër, ku bashkërisht hapëm edhe shtabin e Frontit Europian.

    Çdo votë që e nxjerrim për Frontin Europian është votë që e shkëpusim prej VMRO-së dhe Levicës sepse ato nuk janë për ndryshimet kushtetuese. Është kusht i Bashkimit Europian që të hapen të gjitha kapitujt. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria këtë proces e çojnë paralel dhe duhet shumë shpejt të bëhemi pjesë e BE-së për të ardhmen e fëmijëve tanë”, shkruan Sela.