Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Tiranë”, në afërsi të Fushë-Mamurrasit ku një automjet tip “Audi A5” ka dalë nga rruga dhe ka përfuduar në kanal.
Shoferi i automjetit 19-vjeçari G.D. ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka përfunduar në një kanal duke u kthyer përmbys.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 3 të rinj pasagjerë të cilët ishin duke udhëtuar me këtë automjet, përkatësisht 18-vjeç dhe dy 17-vjeçarë.
Të plagosurit lehtë janë dërguar në spital rajonal të Kurbinit për trajtim mjekësot, ndërsa policia në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.