Connect with us

Lajme

Fillojnë hetimet e para të qeverisjes së Ragmi Mustafës në Preshevë (video)

Përfaqësues të Institucionit Revizor Shtetëror të Serbisë janë takuar me udhëheqësit e komunës së Preshevës, të cilët do të kontrollojnë për shpenzimet e parasë publike.

Gjatë diskutimeve që zhvilluan në sallën e kuvendit komunal janë akorduar që revizori të fillojë kontrollimet për periudhën e vitit 2015/2016.

Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës është shprehur se revizori do të kontrollojë shpenzimet e bëra në administratën dhe ndërmarrjet publike komunale.

Këto janë hapat  e parë të kryetarit Arifi për të sqaruar se a janë barë keqpërdorime gjatë qeverisjes së Ragmi Mustafës gjithashtu mbetet të shihet se a do të përfshihen dhe periudha të mëhershme të qeverisjes lokale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Botë

Eksperti kinez: Kriza e Covid-19 në vend ka përfunduar

Dr Zhang Wenhong, eksperti kryesor për kontrollin e sëmundjeve infektive në Kinë ka deklaruar se shpërthimi i koronavirusit në vend ‘tashmë ka përfunduar’. Ai gjithashtu tha që vaksinat që po zhvillohen nga studiuesit kinezë kundër koronavirusit do të përdoren në një të ardhme, sepse epidemia ka kaluar, shkruan Daily Mail.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që Kina ka raportuar shtatë raste të reja sot, duke çuar numrin total të të infektuarve në 83.581. Frika e një shpërthimi të ri është shfaqur në vend pasi në veri të Kinës u diagnostikua një grup i infektuar me murtajën, në të njëjtën ditë kur një tjetër banor në Kinën lindore u konfirmua se kishte ethe dengo (të mushkonjave).

Që nga mesi i qershorit, Pekini gjithashtu është goditur nga një valë e lehtë e infeksioneve të COVID-19 e lidhur me një treg të gjallesave të detit në kryeqytetin kinez. Por eksperti kryesor kinez ka pretenduar se shpërthimi i koronavirusit në vend tashmë ka përfunduar, raporton abcnews.al

Dr Zhang, foli gjithashtu në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shanghai të enjten në lidhje me aplikimin e teknologjisë në luftën e vendit kundër COVID-19.

Ai tha: ‘Inteligjenca artificiale po zhvillohet me shpejtësi sot, por më vjen keq t’ju them të gjithëve që Kina ka arritur të mbajë nën kontroll koronavirusin duke përdorur inteligjencën tradicionale.

‘Kanë kaluar gjashtë muaj. Në fakt, shpërthimi i koronavirusit në Kinë tashmë ka përfunduar. Të gjitha ilaçet dhe vaksinat që ne po zhvillojmë tani do të përdoren në të ardhmen, ‘shtoi Dr Zhang.

Kritikat erdhën menjëherë pasi një ekspert tjetër mjekësor i Kinës ka paralajmëruar popullin në maj se do të duhet të jetojmë me koronavirusin, raporton abcnews.al

Feng Lushao, një studiues nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për mediat shtetërore se COVID-19 ‘do të bashkëjetojë me ne për një kohë relativisht të gjatë në të ardhmen’.

Ai u bëri thirrje kinezëve që të ndryshojnë stilin e jetësës së tyre për t’iu përshtatur një normaliteti të ri, i cili përfshin kontrolle të vazhdueshme për të mbajtur nën kontroll koronavirusin.

Kina ka raportuar gjithsej 83.581 raste COVID-19, ndër të cilat 357 janë raste aktive. Numri i viktimave në vend është 4634. Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në 12 milion dhe të paktën 548,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

Continue Reading

Lajme

Ahmeti: Ideja për Kryeministrin e parë shqiptar nuk është shaka!

MEDIAL) – Karvani “Realizo Ëndrrën” ka tubuar sonte në kryeqendër në Shkup mijëra aktivistë, simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim, para të cilëve u bë prezantimi i programit zgjedhor në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15 korrik të
këtij viti.

Qytetarëve të Shkupit me rrethin me fjalimet e tyre për të arriturat e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe për punët që pritet të bëhen në kapitullin e ri që po hapet për Republikën e Maqedonisë së Veriut në këtë përbërje të re qeveritare pas 16-të korrikut, me fjalime u paraqitën kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish-kryetari i Komunës së
Çairit, Izet Mexhiti, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, si dhe udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Kandidati për postin e kryeministrit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Naser Ziberi i urojë mirëseardhje kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Shkupin e Dardanisë së Ilirisë, në kryeqytetin e
Vijaletit të Kosovës, Jashar Beut, në qytetin e Azem Maranës dhe komandant Memishit.

“Në këtë aspiratë unë ju bind qytetarë të nderuar se nuk mund askush të pengoj dhe të ndal vullnetin dhe dëshirën e Ali Ahmetit. Kjo mbështetje
plebishitare e popullit shqiptar më ngarkon me përgjegjësi për të ju dalë zot premtimeve. Kjo peshë më lehtësohet kur shohë së çfarë kandidat për deputet kemi propozuar, çfarë zonja dhe zotëri të
deputetëve të mundshëm që do të na stolin parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Jam thellë i bindur se votuesit nuk do të kenë dilemë se këndë
do ta mbështesin pasi përvoja dhe besnikëria e tyre janë garanci më e mirë se atë që e premtojmë dhe e realizojmë”, nënvizoi Ziberi.

Ziberi gjatë fjalimit të tij u Zotua se para të pranishmëve se do të qeverisë vendin me dinjitet dhe se do të bëjë kthesë radikale në mënyrën e ushtrimit të pushtetit.

“Qeverinë do ta shndërroj në një servis të qytetarit dhe jo një pushtet mbi vullnetin e tyre. Zotohem se do të qeverisë me përgjegjësi dhe çdo premtim të bërë ta bëjë realitet. Vetëm kështu do ta vazhdojmë të marrim besimin e dhënë për Ali Ahmetin dhe BDI dhe kjo do të jetë një garanci e mirë për të ju dhënë mësim të gjithë atyre që dyshojnë në këto premtim. Andaj i lus të gjithë qytetarët pa dallim përkatësie etnike që të mos frikësohen nga kërkesa jonë për barazi, pasi barazia është në interes të çdo kujt dhe asnjë maqedonas nuk do të mund të ndjehet rehat
në rast se mbetet në konceptet e mikura. Përkundrazi të gjithë qytetarët do të jenë më rehat sepse me konceptet tona për barazi do ti sjellim
vendit tonë siguri dhe këtë e kemi dëshmuar disa herë edhe kur vetë propozonin ata ndarjen e shtetit ku ju ia dolët përballë duke kundërshtuat idetë e këtilla”, theksoi Ziberi.

Qytetarëve të tubuar në sheshin e Shkupit, kandidati për kryeministër Naser Ziberi ju bëri thirrje që të votojnë numrin 9-të pasi me të kontribuojnë drejtpërdrejt mos të jetë udhëheqës Zorani e as Hristijani.

“Andaj ju bëjë thirrje që ti jepni mbështetje kësaj që të bëhet realitet dhe kundërshtarëve tjerë ju them që të mos frikësohen nga konkurrenca jonë pasi ju zotëri jeni në rrugë të gabuar sepse dëshironi
ta frenoni këtë koncept të barazisë dhe ai që është kundër barazisë është i destinuar të humb betejën ndërkaq ai që lufton për konceptin e barazisë ai ka mbështetjen të popullit dhe Zotit. Ti shfrytëzojmë këto ditë të fundit ta bëjmë votën shqiptare dhe jo vetëm shqiptarëve, unike në këtë koncept të madh për barazinë e plotë”, përfundoi Ziberi. mb/

Continue Reading

Lajme

Bogujevci iu qartet deputetëve: Kush e ka pru luftën e UÇK’së deri këtu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci në seancën e sotme duke folur për propozim-rezolutën “Për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës” ka thënë se deputetët që votuan Gjykatën Speciale janë ata që e kanë sjellë në këtë gjendje UÇK-në.

Bogujevci është shprehur e indinjuar me mospajtimin e e propozueses së kësaj rezolute që të mos harmonizojnë atë.

Lexo Edhe:
Ramush Haradinaj: Kemi 14% si AAK, VV gabon në sondazhe
Ajo tha se “Kush e ka pru luftën e UÇK-së në këtë gjendje që na duhet më mbrojtë, hajdeni folni?

“Duhet me ju ardh marre! Nëse tani me të vërtetë pa asnjë prapavijë doni me qu këtë çështje përpara hajdeni të ulemi e të bëjmë harmonizimin”

“Është e pakuptim pse po ka kundërshtim në harmonizim të rezolutës. Kisha kërku një përgjigje se ku është problemi me u ul edhe me i dhanë mendimet tona në këtë rezolutë”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Recent Posts