Connect with us

Lajme

Filipçe: Dyshohet se Covid-19 është rikthyer tek një pacient nga Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme tha se në vendin tonë tashmë dyshohet se Covid-19 është rikthyer tek një pacient që ishte shëruar nga kjo sëmundje. Filipçe theksoi se po punohet intensivisht nga institucionet shëndetësore për ta vërtetuar rastin sa më shpejtë.

“Kemi një rast në Kumanovë, që duhet të vërtetohet. Megjithatë në botë ka raste të konfirmuara. Për çfarë ndodh kjo, shkenca deri më tani nuk është përgjigjur me siguri. Ka disa fakte iniciale se bëhet fjalë për ndonjë formë të mutacionit të virusit. Çfarë është ajo formë, a është shprehur më fuqishëm apo më dobët, ende nuk kemi fakte, por definitivisht ka vërtetime se është shfaqur si sëmundje recidive. Intensivisht po punohet këto ditë”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme

Bogujevci iu qartet deputetëve: Kush e ka pru luftën e UÇK’së deri këtu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci në seancën e sotme duke folur për propozim-rezolutën “Për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të popullit të Kosovës” ka thënë se deputetët që votuan Gjykatën Speciale janë ata që e kanë sjellë në këtë gjendje UÇK-në.

Bogujevci është shprehur e indinjuar me mospajtimin e e propozueses së kësaj rezolute që të mos harmonizojnë atë.

Lexo Edhe:
Ramush Haradinaj: Kemi 14% si AAK, VV gabon në sondazhe
Ajo tha se “Kush e ka pru luftën e UÇK-së në këtë gjendje që na duhet më mbrojtë, hajdeni folni?

“Duhet me ju ardh marre! Nëse tani me të vërtetë pa asnjë prapavijë doni me qu këtë çështje përpara hajdeni të ulemi e të bëjmë harmonizimin”

“Është e pakuptim pse po ka kundërshtim në harmonizim të rezolutës. Kisha kërku një përgjigje se ku është problemi me u ul edhe me i dhanë mendimet tona në këtë rezolutë”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Lajme

Kuvendi ndërpret seancën për shkak të mungesës së ajrosjes, rifillon nesër

Kuvendi ndërpret seancën për shkak të mungesës së ajrosjes, rifillon nesër.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar në për shkak të mungesës së kushteve, konkretisht mungesës së ajrosjes.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se për shkak të ajrosjes është bërë rrezik të vazhdohet seanca e cila do të vazhdojnë nesër në orën 11:00.

Kurse, seanca për ku do të raportojë kryeministri Hoti dhe debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, do të mbahet nesër në orën 16:00.

Continue Reading

Lajme

Zaev paralajmëron heqjen e shtatë ministrive pa resor

Heqja e kabineteve të të gjithë 7 ministrave pa resor, paralajmëroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai këtë e tha gjatë fjalimit në Shuto Orizare.

“Ne do të shfuqizojmë të shtatë ministrat pa resor, të cilët dhanë rezultate, por nuk kemi pasur kapacitetin e tyre për shkak të infrastrukturës, si ministri pa resor, por ne do të krijojmë agjenci, drejtori që të punojnë edhe më shumë”, tha Zaev.

Ajo tha se partisë politike BDI nuk i ka pëlqyer shkalla e rritur e hapjes dhe transparencës dhe kjo është arsyeja pse ajo parti shkon në opozitë pas zgjedhjeve./Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts