30/12/2024
Maqedoni

Femrat e Maqedonisë së Veriut martohen më të reja në rajon

    Shkup, 26 mars 2024 (MIA) – Gratë në Maqedoninë e Veriut martohen në moshë më të re në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mosha mesatare në të cilën femrat e vendit martohen është 26.6 vjet, tregojnë analizat e statistikës së portalit “Landgeist”, të bazuara me të dhënat e Eurostatit.

    Vajzat në Malin e Zi martohen në moshën mesatare 27.5 vjeç, në Bullgari 28.3, në Serbi 28.5, në Kroaci dhe Kosovë 28.8 dhe në Greqi 30.9.

    Në shumicën e vende evropiane, gratë martohen për herë të parë mbi moshën 30 vjet. Dallimi mes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore është i dukshëm, sa më shumë të shkosh në perëndim aq më e lartë është mosha mesatare.

    Më të reja martohen ukrainaset në 24.9 vjeç, vajzat në Bjellorusi në 25.1 vjeç dhe në Turqi në 25.22 vjeç.

    Gratë në Suedi, ndërkaq, martohen në një moshë mesatare 34.8 vjeç, në Spanjë në 34.7 dhe në Norvegji në 34.1.

    “Landgeist” vëren dhe se mosha në të cilën gratë martohen nuk do të thotë domosdoshmërisht që ato të hyjnë në një lidhje ose të krijojnë familje më vonë. Nëse shihet harta në pjesën e lindjes së lindjes jashtë martese, duket gjithnjë e më shumë çifte po bëjnë fillimisht fëmijë, ndërsa më pas martohen ose në përgjithësi nuk martohen.