Sara dhe Bardhi janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Veprimet e tyre ndiqen me lupë nga ndjekësit si dhe nga skeptikët të cilët nuk besojnë në dashurinë e tyre.
Pyetja e cila ka qarkulluar më së shumti në rrjet gjatë këtyre kohëve është: A e duan familjarët e Bardhit Sarën?
Një koment i motrës së këngëtarit i ka vendosur vulën gjithçaje. Sara ka postuar një foto me “djalin e saj”, ashtu si dhe ajo e quan Bardhin, e motra e këtij të fundit ka lënë në foto komentin epik.
”Zemat e mia”, ka shkruar ajo, duke shuar edhe një herë dyshimet që u ngritën pas hyrjes në BBV, se motra e Bardhit nuk ishte dakort për lidhjen e tij me Sarën.