21/12/2024
ShowBiz

Familja e Bardhit i hap dyert e shtëpisë? Sara poston foton nga Kumanova

    Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, njoftoi se po shkonte drejt Kumanovës për të takuar partnerin e saj, Bardhin.

    Pas lajmeve që po qarkullojne prej ditësh tashmë se familja e këngëtarit nuk janë dakort për lidhjen e tyre dhe pas përplasjeve që ajo ka patur me menaxherin e partnerit të saj, Jetmir Agajn, Sara u nis drejt vendlindjes së Bardhit.

    Ndërkohë, së fundmi ajo ka postuar një foto ku shihet krah të dashur të saj, ose ndryshe ashtu si dhe vetë ajo e ka shprehur shpesh herë, pranë “babait të fëmijës” së saj.

    “Ju duam”, shkruan Sara krah fotos.

    A e ka  takuar Sara familjen e Bardhit, a është shkrepur kjo foto në shtëpinë e këngëtarit, këtë nuk dimë ta themi, por ajo që është e sigurt është fakti që çifti janë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe “gojët e liga” (komentet e rrjeteve sociale) s’ kanë mundur që t’i ndajnë!