Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në në Mississuaga të Kanadasë, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën.
Përplasja fatale me tre automjete ndodhi rreth orës 21:50, në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.
Hetuesit besojnë se një automjet që shkonte në jug në Dixie Road, bëri një kthesë majtas në Eglinton Avenue dhe u përplas me një Sedan të bardhë që shkonte në veri në Dixie, Cst.
Mësohet se në aksident u përfshinë tre automjete.
Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital.
Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga, publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri.